Showbiz

Cheryl Cole flet për herë të parë pas ndarjes nga Liam Payne

Këngëtarja britanike Cheryl Cole për herë të parë foli sinqerisht për ndarjen me Liam Payne, me të cilin ishte në lidhje për dy vjet e gjysmë.

Ajo pranoi se arsyeja kryesore e ndarjes nga i dashuri i saj dhjetë vjet më i vjetër ishte pse ky i fundit nuk e vuri familjen asnjëherë në rend të parë.

Në të vërtetë, Liam kishte lënë Cheryl vetëm me djalin Bear, ndërsa udhëtoi nëpër botë dhe ndërtoi karrierën e tij, shkruan Sun.

Edhe pse i kishte sugjeruar këtë, ai nuk kishte ndërruar mënyrën e jetës për shkak të të cilës ish-anëtarja e dikurshme e grupit The Girls Aloud, vendosi t’i japë fund lidhjes.

Siç thotë ajo, nuk kishte mundur të qëndrojë në një lidhje të tillë dhe e kishte kuptuar se nuk mund të funksionojnë si partnerë, transmeton ksp.

Një burim i afërt me këngëtaren 35-vjeçare ka zbuluar se gjatë vitit të parë të lindjes së djalit Bear, ishte vetë Cheryl ajo që ishte përkujdesur për rritjen e tij.

Payne një ish-anëtar i “One Direction” dhe Cheryl, u takuan në vitin 2008, ndërsa Lyam ishte vetëm 14-vjeç, dhe filloi përparimin e tij muzikor dhe shumë besojnë se marrëdhënia e tyre dështoi për shkak të dallimit në moshë.