Showbiz

Tri shqiptare sonte në “MTV EMA”

Descriptive Text

Ashtu edhe si u bë e njohur javë më parë kur u bënë të ditura nominimet për çmimet “MTV Video Music Awards”, sonte pritet që Rita Ora, Bebe Rexha dhe Dua Lipa, të lënë gjurmë të mëdha në historinë e muzikës në botë, ku që të tria garojnë për çmime të ndryshme.

Rita është nominuar për “Best Dance” dhe “Klipi me efektet më të mira vizuale”, për bashkëpunimin e saj me të ndjerin Avicii në këngën e tyre “Lonely Together”.

Por, përveç nominimeve, Rita edhe do ta prezantojë një çmim në skenë.

Kosovarja tjetër e suksesshme, Dua Lipa, ka arritur që të nominohet në kategoritë “Kënga më e mirë e vitit” për hitin “New Rules”, “Best Dance” për këngën “One Kiss”, në bashkëpunim me Calvin Harrisin, derisa në garë për çmimin “Bashkëpunimi më i mirë i vitit” garon Bebe Rexha me “Meant to Be”, një projekt i përbashkët me grupin e muzikës country “Florida Georgia Line”.

Dua Lipa nominim ka dhe për çmimin “Koreografia më e mirë”, për koreografinë e klipit muzikor “IDGAF” .

Ceremonia e ndarjes së shpërblimeve “MTV VMA’s” do të fillojë në orën 21:00 në kohën lokale në New York, ndërsa në Kosovë transmetohet në orën 3:00 të mëngjesit, derisa parakalimi i yjeve mbi qilim të kuq do të fillojë një orë para ceremonisë.

Cardi B prin me më së shumti nominime këtë vit, gjithsej 10 sosh, dhe pritet ta bëjë edhe hapjen e kësaj ngjarjeje të rëndësishme muzikore.

Pjesë e performancave do të jenë edhe Shawn Mendes, Maluma, Jennifer Lopez, e cila po ashtu do të nderohet me çmimin special “Michael Jackson Video Vanguard Award”, dhe shumë emra të tjerë të njohur.

VMA’s njihet si një nga ngjarjet më të rëndësishme të muzikës në botë.