Showbiz

Eric Clapton i dedikon një këngë Aviciit në albumin e 25-të

Këngëtari dhe kitaristi i njohur britanik, Eric Clapton, ka zbuluar detajet e reja për albumin e tij të ri “Happy Xmas”, i cili do të përfshijë një këngë origjinale dhe një dedikim për DJ-in tashmë të ndjerë Avicii.

Albumi i 25-të me radhë i kitaristit të famshëm pritet të lansohet më 12 tetor të këtij viti dhe do të përmbajë një miksturë të këngëve të njohura për Krishtlindje, transmeton Koha.net. Versioni i Claptonit për këngën e famshme “Jingle Bells” është i dedikuar për “kujtimin e Aviciit”, DJ-in e njohur që është vetëvrarë në muajin prill.

“Happy Xmas”, po ashtu, do të përfshijë edhe këngën origjinale ‘For Love on Christmas Day’.

Gjithashtu, Clapton ka prezantuar edhe ballinën e albumit të vizatuar me dorë, i cili përfshinë një ilustrim të Babagjyshit duke buzëqeshur dhe është e nënshkruar me “E.C. xxx”.

Image

“Kisha në kokë se si këto këngët e pushimeve dimërore mund të krijoheshin me një nuancë të lehtë të zhanrit ‘blues’ dhe fillova të kuptoj se si të luaj linjat e ‘blues’ mes vokaleve. Arrita ta bëjë dhe njëra nga këngët më të identifikueshme në album, njëra që është bërë stil themelor, është ‘Have Yourself a Merry Little Christmas’”, ka thënë Clapton për revistën “Billboard”.

Albumi “Happy Xmas” i Eric Claptonit tashmë është në dispozicion për para-porostije.

Këto janë këngët e “Happy Xmas”:

1. White Christmas;

2. Away In A Manger (Once In Royal David’s City);

3. For Love On Christmas Day;

4. Everyday Will Be Like A Holiday;

5. Christmas Tears;

6. Home For The Holidays;

7. Jingle Bells (In Memory Of Avicii);

8. Christmas In My Hometown;

9. It’s Christmas;

10. Sentimental Moments;

11. Lonesome Christmas;

12. Silent Night;

13. Merry Christmas Baby;

14. Have Yourself A Merry Little Christmas.