Showbiz

Dren Abazi ndez atmosferën në “Anibar”

Në kuadër të edicionit të nëntë të Festivalit të Animacionit, "Anibar", po performojnë edhe emra të njohur të muzikës vendore.

Këtë të martë, muzikanti Dren Abazi dhe grupi “Zig Zag Orchestra”, u ofruan të pranishmëve në “afterpartyn” e këtij festivali një natë me plot muzikë live.

Abazi u shpreh tejet i lumtur për pjesëmarrjen në këtë edicion të "Anibarit", transmeton emisioni Express në KTV.

Dreni vazhdon të jetë një prej artistëve më të angazhuar këtë verë.

Sa u përket projekteve muzikore dhe planeve në këtë drejtim, na tregon vet këngëtari.

Koncertet e grupit “Zig Zag Orchestra” gjithmonë mbledhin një numër të madh të fansave, duke vazhduar të jetë një nga grupet më të suksesshme në vendin tonë.

Këtë e dëshmoi edhe nata e së martës në Pejë.