Showbiz

Dua Lipa pas Prishtinës koncert në Antalya

Descriptive Text

Këngëtarja kosovare me famë botërore Dua Lipa, pas Prishtinës ka mbajtur një koncert në qytetin bregdetar turk, Antalya.

Koncerti u mbajt në Qendrën Turistike Belek. Lipa, e cila mbajti koncertin e parë në Turqi, përshëndeti rreth 3.000 pjesëmarrësit vendës dhe turistë, të cilët e ndoqën koncertin e saj.

Për rreth një orë, Lipa interpretoi këngët e saj të preferuara nga publiku.