Showbiz

Rita Ora sërish prezantuese në MTV VMA

Këngëtarja Rita Ora, e cila është nominuar në dy kategori në ceremoninë e sivjetme të MTV Vidoe Music Awards, do të jetë edhe prezantuese e ceremonisë të hënën më 20 gusht.

Lajmin e ka shpërndarë vetë këngëtarja në profilin e saj në Instagram.

“Shihemi me të gjithë ju të hënën më 20 gusht”, ka shkruar Rita.

 

 

I will see you all on Monday! 20.8.18 #Vmas #lonelytogether

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on

 

Edhe profili zyrtar i MTV VMA në Twitter ka treguar se Rita do të jetë edhe prezantuese në këtë ngjarje, raporton Koha.net.

“Rita Ora asnjëherë nuk na ka zhgënjyer. Ajo do të prezantojë VMA-në më 20 gusht në ora 21:00 në MTV”, shkruar në Twitterin e MTV VMA.

 

 

Kujtojmë se këngëtarja me prejardhje nga Kosova edhe vitin e kaluar prezantoi këtë ngjarje të madhe të MTV-së ku njihen meritat e artistëve.

Rita është nominuar në dy kategori “Vallëzimi më i mirë” për këngën “Lonely Together”, këngë kjo në duet me të ndjerin Avicii, si dhe “Klipi me efektet më të mira vizuale” me po të njëjtën këngë.