Dua Lipa mbrëmë ndezi skenën e “Sunny Hill”

Dua Lipa mbrëmë ndezi skenën e “Sunny Hill”

11 gusht 2018 08:20

Mbrëmë Dua Lipa ka mahnitur me performancat e saj kur është ngjitur në skenën e “Sunny Hill”.

Ylli i famshëm nga Kosova, Dua Lipa, është veshur Kuq e Zi dhe ka performuar disa nga këngët e saj më të njohura si “New Rules”, “One Kiss”, e shumë hite tjera të saj, raporton Koha.net.

Para Dua Lipës spektakël bënë edhe paraqitjet e artistëve të tjerë si: Sytë, MTNJ, Kachinari, Genc Salihu, Gipsy Groove, Offchestra, Dren Abazi & Zig Zag Orchestra, Oda, Jericho dhe Grace Carter.

Me përfundimin e këtyre performancave, vend zuri edhe artisti shqiptar shumë i suksesshëm në Amerikë, Albert Stanaj, i cili këndoi për herë të parë para publikut prishtinas.

Kjo ishte nata e parë e festivalit “Sunny Hill”, ndërsa vazhdon me ditën e dytë dhe të tretë, ku sot do të performojë ylli i hip hopit Action Bronson dhe në ditën e tretë superylli, Martin Garrix.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme