Artistët në skenë të “Sunny Hill”, së shpejti del Dua Lipa

Artistët në skenë të “Sunny Hill”, së shpejti del Dua Lipa

10 gusht 2018 23:19

Në skenën e ngritur në parkun “Gërmia” ka filluar edhe prezantimi i artistëve.

Grupi Asgjë sikur Dielli janë ngjitur në skenë, duke performuar para publikut disa nga hitet e tyre.

Në vazhdim do të vijojë edhe paraqitje e artistëve të tjerë si: Sytë, MTNJ, Kachinari, Genc Salihu, Gipsy Groove, Offchestra, Dren Abazi & Zig Zag Orchestra, Oda, Jericho dhe Grace Carter.

Me përfundimin e këtyre performancave, vend zuri edhe artisti shqiptar shumë i suksesshëm në Amerikë, Albert Stanaj, i cili këndoi për herë të parë para publikut prishtinas.

Dhe e fundit, ajo që të gjithë presin – artistja e madhe Dua Lipa, do të dalë në skenë rreth orës 12 pas mesnate.

Lipa do të këndojë dhe performojë para fansave hitet e saj më të fundit, ndërsa shquhet si ylli i mbrëmjes së sotme.

Rrjetet sociale janë mbushur me fotografi të ndryshme nga parku “Gërmia”, atje ku po mbahet festivali dhe ku shihet një numër tejet i madh i pjesëmarrësve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme