Showbiz

Skena e “Sunny Hill Festival” gati për yjet

Në 41 hektarë do të shtrihet ngjarja me emrat e mëdhenj të muzikës botërore, që do të ngjiten të performojnë në skenën e paralajmëruar si më të madhen të ngritur ndonjëherë në rajon, së cilës tashmë stafi nga produksioni “Live Nation” po ia jep dorën e fundit, shkruan sot Koha Ditore.

Rreth 10 mijë bileta janë shitur deri të enjten pasdite për festivalin treditor “Sunny Hill Festival”, prej 12 mijë sa kanë qenë në dispozicion.

Një ditë para se ylli botëror me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, të performojë në Prishtinë, organizatorët kanë paralajmëruar një spektakël të madh.

Parametrat gjigantë të skenës, shtrirja në një sipërfaqe të madhe në Parkun e Gërmisë dhe vetë emrat që do të vijnë në Prishtinë – përveç Lipës, edhe Action Bronson, Martin Garrix Stanaj e të tjerë – janë sinjale që dëshmojnë se edicioni i parë i “Sunny Hill…” ka nisur mbarë....(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)