Demi Lovato anulon turnetë muzikore

Demi Lovato anulon turnetë muzikore

09 gusht 2018 20:03

Demi Lovato vazhdon rrugën e saj të rikuperimit pas varësisë me narkotikë.

Vetëm disa ditë pasi këngëtarja është vendosur në rehabilitim, zëdhënësi i saj konfirmoi për anulimin e një sërë turneve të planifikuara.

Koncerti i paraparë për muajin e ardhshëm në Meksikë, si dhe koncertet në nëntor në Kili, Argjentinë dhe Brazil po ashtu janë anuluar, transmeton KosovaPress.

Lajmi vjen vetëm pak kohë pasi Lovato theu heshtjen e saj në Instagram, gati javë pasi u raportua për probleme me mbidozë.

“Ekipi i Demit shpreson se ajo do të përfundojë datat e koncertit, por rikuperimi i saj është në radhë të parë”, tha një burim për E! News.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme