Showbiz

Agnesa Vuthaj nga bota e modelimit në atë të biznesit

Fillimisht u bë emër i njohur në spektaklet e bukurisë, duke rrëmbyer edhe çmimet e para nëpër gara të ndryshme. Agnesa Vuthaj, tashmë ka një karrierë të gjatë në botën e bukurisë.

Emri i saj është shndërruar edhe në një linjë çantash. Pas disa vjetësh larg pistave të modës, Agnesa sfiloi për kamerën e KTV-së. Çfarë ka ndryshuar nga vitet e fillimit të karrierës së saj, cilat ishin sfidat nëpër të cilat ka kaluar, sa është e rëndësishme kurora e bukurisë, dhe çfarë këshilla jep për vajzat të cilat synojnë titullin “Miss”? Për këto dhe më shumë Agnesa tregoi në një intervistë për emisionin “Express”.