Showbiz

Rihanna sjell koleksionin e ri të bizhuterive në bashkëpunim me Chopard

Pas bashkëpunimit të saj të fundit me Puma dhe Fenty, Rihanna shpejt do të sjell një bashkëpunim edhe me markën e njohur Chopard në Kanë me bizhuteri.

Këngëtarja po zgjeron rolin e saj si projektuese e bizhuterive magjepsëse me argjend zviceran, transmeton Koha.net.

“Gjithmonë i kam pëlqyer bizhuteritë e Chopard, është ndjenja më e mirë që tash do të punoj me ta, ende nuk po mundem ta besoj”, ka thënë këngëtarja.

Bizhuteritë do të jenë në dispozicion në qershor të këtij viti dhe çmimet do të fillojnë nga 1460 dollarë, megjithatë Chopard vetëm ka filluar t’i marrë porositë e para në internet.

Image
Image
Image