Arrestohet Stormy Daniels, valltarja që u bë e famshme për deklaratat për seks me Trumpin

Arrestohet Stormy Daniels, valltarja që u bë e famshme për deklaratat për seks me Trumpin

12 korrik 2018 23:08

Aktorja e filmave pornografikë Stormy Daniels u arrestua të enjten herët në mëngjes në një klub striptizmi në shtetin verilindor të Ohajos.

Avokati i Danielsit tha se kërcimtarja ekzotike akuzohet se i ka lënë klientët ta prekin, në kundërshtim me ligjin e shtetit të Ohajos. Avokati Michael Avenatti i tha agjencisë Associated Press se disa klientë e prekën atë në mënyrë jo-seksuale.

Daniels, emri zyrtar i së cilës është Stephanie Clifford ndodhet në paraburgim dhe pritet të përballet me akuzën për shkelje të ligjit.

Ajo fitoi famë në fillim të këtij viti kur tha se kishte patur një marrëdhënie seksuale me presidentin, Donald Trump, në 2006 kur ai ishte i martuar, gjë që Trumpi e ka mohuar.

Ajo e ka hedhur në gjyq presidentin Trump dhe ish-avokatin e tij, Michael Cohen, dhe ka kërkuar zhvlerësimin e një marrëveshjeje për mos dhënie informacionesh, të cilën ajo e nënshkroi disa ditë para zgjedhjeve presidenciale të 2016-ës./VoA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme