Kylie Jenner miliarderja më e re në moshë

Kylie Jenner miliarderja më e re në moshë

12 korrik 2018 09:53

Kylie Jenner është anëtarja më e pasur e familjes Kardashian-Jenner.

Bukuroshja 20-vjeçare ka pozuar për revistën amerikane “Forbes” që e ka futur atë në mesin e “Miliardereve të Amerikës”.

Sipas kësaj reviste, Kylie që mbush 21-vjet më 10 gusht – vlerësohet se ka një pasuri prej 900 milionë dollarëve fal produkteve të saj të bukurisë.

Ajo pritet që shumë shpejt të sigurojë 1 miliard pasuri, duke u bërë miliarderja më e re në moshë.

Kylie Jenner në rast se siguron gjatë muajve të ardhshme këtë shifër, pritet ta lë në pozitë të dytë Mark Zuckerbergun që kapi shifrën e 1 miliard dollarëve si 23-vjeçar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme