Showbiz

Mihrije Braha do të lansojë produkte për fytyrë me emrin e saj

Është pa diskutim një prej këngëtareve që diskutohet shumë kur bëhet fjalë për dukjen dhe stilin. Madje, thuhet gjithmonë se vitet për Mihrije Brahën janë thjesht numra që tek ajo nuk luajnë rol aspak.

Kujdesi i shtuar për lëkurën dhe fytyrën ndër vite kanë bërë që këngëtarja të duket më rinore, kështu, duke mohuar kategorikisht të gjitha ndërhyrjet estetike.

Në emisionin n’Ngasz, për herë të parë, Braha bëri të ditur se do të lansojë në treg kremën për fytyrë, marka e së cilës do të jetë emri i saj, transmeton emisioni Express në KTV.

Kjo, sipas këngëtares, ka ardhur pas pyetjeve të shumta që ka marrë nga gratë e moshave të ndryshme se si të kujdesen për lëkurën.

Puna për këtë produkt, ka nisur para më shumë se dy vjetëve, derisa në shitje pritet të dalë gjatë 2018-s.

Sa i përket muzikës, Braha vazhdon të jetë e angazhuar në organizime të ndryshme familjare gjatë këtij sezoni veror. Sigurisht, duke mos lënë anash edhe punën për projektet e reja muzikore.