Nick Jonas konfirmon lidhjen me aktoren indiane përmes Instagramit

Nick Jonas konfirmon lidhjen me aktoren indiane përmes Instagramit

24 qershor 2018 22:25

Këngëtari amerikan Nick Jonas dhe aktorja e njohur indiane Priyanka Chopra duket se kanë dy hapa të mëdhenj në lidhjen e tyre.

Pas disa raportimeve të fundit se çifti mori pjesë në martesën e një prej kushërinjve të Jonasit në New Jersey, tani ata gjenden në Indi ku thuhet se kanë vizituar nënën e Chopras, Madhu, transmeton Koha.net.

Përveç takimit me prindërit, Jonas e zyrtarizoi lidhjen e tij me aktoren indiane përmes Instagram Stories.


Ai ka postuar një video ku shihet Chopra duke ecur në një ballkon me mbishkrimin “ajo”, pasuar me emotikonin e buzëqeshur me “sytë-zemra”.

Sipas “ET Online”, lidhja e Jonasit me Chopran po bëhet serioze. Kjo pasqyron burimet tjera që kanë thënë për çiftin, ku një burim i brendshëm thotë për revistën “People” se është “një hap i madh” dhe “një gjë serioze” për Nickun.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme