Showbiz

Beyonce dhe Jay Z festojnë përvjetorin e tyre të nëntë, kjo është surpriza e saj

Beyonce ka lansuar një video që e ka realizuar fillimisht në vitin 2015, kënga që quhet “Die With You”, por në një version të ri.

Beyonce dhe Jay Z, festuan përvjetorin e tyre të nëntë të martesës, ndërsa me këtë video ajo i ka uruar përvjetorin burrit të saj, duke treguar edhe fotografi nga ditët e para të lidhjes së tyre, transmeton Koha.net.

Kjo përveç që ishte befasi për burrin e saj Jay Z, ishte befasi edhe për publikun pasi fotografitë e tilla nuk janë shfaqur asnjëherë më parë.

Në këngën e përcjellur me tekst ajo thotë: “Nuk kam arsye të qaj por kam arsye të qesh, nuk kam arsye të gënjej, kur t’i po më lexon mendjen, e nuk kam arsye të jem, nëse s’jam me ty”.

Playlista e saj përfshin edhe dy këngë nga Robin Thicke, pak nga Kanye West, Radio Head, Outkast dhe XX.

 

? 4.4.17 ?

A post shared by Beyoncé (@beyonce) on