Showbiz

Sidrit Bejleri: Jemi kaq pak, gjynah të mos duhemi

Këngëtari Sidrit Bejleri, i cili njihet për energjinë pozitive që ka, si rrallë ata që lavdërojnë kolegët, ai përmes një postimi në Facebook ka thënë disa fjalë për këngëtarin Alban Skenderaj.

“Jemi kaq pak saqë gjynah të mos duhemi”, citon KultPlus mesazhin e Bejlerit.

Për Albanin shkruan:

“Ky djali është nga ata pak të vërtetët, që i bën gjërat duke dëgjuar anën e mirë të shpirtit dhe mbi të gjitha larg kompromisit me vorbullën e llumit që ka përfshirë artin shqiptar. O njerëz, kthehuni tek arti i vërtetë që nuk është e vështirë të shquhet, se e zeza nuk mund të jetë kurrë e bardhë dhe mos dëgjoni gjithfarë pisllëqesh! Faleminderit Alban! Faleminderit or mik!”, ka shkruar Sidriti në Facebook.