Bebe Rexha publikon albumin ‘Expectations’

Bebe Rexha publikon albumin ‘Expectations’

22 qershor 2018 15:39

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha tashmë ka publikuar albumin e saj “Expectations”, shkruan KultPlus. Për këngëtaren 28 vjeçare ky album është debutues dhe atë tashmë të gjithë kanë mundësi ta blejnë apo shkarkojnë.

Albumi përfshin disa nga këngët të cilat kohë më parë këngëtarja i publikoi si “Ferrari”, “I’m a Mess”, “2 souls on Fire”, “Meant to Be”, “I Got You”.

Këngëtarja ishte shprehur për albumin se përmban këngët të cilat janë të sinqerta dhe në të janë gërshetuar të gjitha gjërat që e frymëzojnë atë dhe që ajo i do.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme