Këngëtarja turke vritet në një klub nate në Bodrum

Këngëtarja turke vritet në një klub nate në Bodrum

21 qershor 2018 11:08

Këngëtarja turke Hacer Tülü është vrarë në një klub të njohur nate në Bodrum të Turqisë.

40-vjeçarja është në mesin e dy të vdekurve si pasojë e të shtënave me armë në klubin e natës Medusa.

Mediat turke raportojnë se një veturë është ndalur para klubit para se një person të futej në objekt dhe të hapte zjarr në drejtim të njerëzve.

Personi i dytë i vrarë besohet se është pronari i klubit. Në këtë sulm janë plagosur katër persona.

Policia ka arrestuar katër të dyshuar.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme