I dashuri mohon ta ketë tradhtuar Dua Lipën

I dashuri mohon ta ketë tradhtuar Dua Lipën

20 qershor 2018 17:48

I dashuri i këngëtares Dua Lipa, Isaac Carew, ka mohuar të ketë tradhtuar yllin me prejardhje nga Kosova.

Një javë më parë tabloidi britanik “The Sun” publikoi një video në të cilën shihej Carew në krahët e një femre, por ish-modeli ka mohuar këto raportime të mediave angleze.

Ai të martën është parë përkrah Dua Lipas derisa po shëtisnin në Manhattan të New Yorkut.

“Nuk do të doja që të mendonit se Dua është në lidhje me dikë që nuk e dashuron dhe respekton. Nuk do ta duronte këtë”, ka thënë Carew.

“Isha në një klub homoseksualësh me një shoqe dhe ishte errësirë. Nuk ka pasur puthje dhe jam i zhgënjyer me veten që kërceva në një moment të portretizuar ashtu. Ishte klub i zhurmshëm dhe po i flisja në vesh”, ka thënë ai.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme