PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE

Programi Fluturues i Fëmijëve, emision kushtuar mjeteve të transportit

Fëmijët u njohën më shumë me llojet e transportit dhe ndarjen e tyre nga edicioni i ri i Programit Fluturues të Fëmijëve.

Ata zhvilluan aktivitete dhe lojëra të ndryshme në mënyrë që t’i kuptonin akoma më shumë mjetet e transportit.

Po ashtu nga ky emision që u transmetua të shtunën në Kohavision të vegjlit mësuan se si të krijojnë një makinë nga letra.

Këtë ua demonstroi hap pas hapi rubrika “Punëdore” ndërsa njohuritë e tyre kanë mundur t’i testojnë përmes rubrikave “Kuizi” dhe “Gjëegjëza”. Për më tepër shikojeni emisionin e plotë në linkun e mësipërm.