PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE

Programi Fluturues i Fëmijëve, emision kushtuar futbollit

Dëshira e madhe për të luajtur futboll dhe kënaqësia që dhuron e bëjnë futbollin të preferuar në gjithë botën.

Pikërisht këtë sport kishte për temë edicioni më i ri i Programit Fluturues të Fëmijëve. Në këtë emision mund të shihni nga afër ushtrimet që i bëjnë të vegjlit në klubin “Ramiz Sadiku” e poashtu fëmijët mund të argëtohen me rubrikat e përjavshme.

Përmes “Kuiz” e “Gjëegjëzë” ata mund të testojnë njohuritë e tyre ndërsa nga rubrika “Punëdore” mund të mësojnë hap pas hapi se si të krijojnë një top futbolli nga materiale të ndryshme.