PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE

Fëmijë të pasionuar pas leximit

Të pasionuar pas leximit Liri, Lisi, Tuana, Arbi dhe Riga filluan të kërkonin në librari librat që u pëlqejnë atyre.

Duke shikuar me radhë nëpër raftet plot me libra të shumëllojshëm ata shfletonin faqet e mbushura me ilustrime dhe shkrime shumë interesante. Secili prej tyre pëlqente libra të veçantë dhe zgjidhte atë që ia tërhiqte vëmendjen.

Shumë kureshtarë të mësonin gjëra të reja, të gjithë lexonin në heshtje dhe ishin shumë të lumtur që ndodheshin në një mjedis të tillë, të rehatshëm dhe të rrethuar me libra. Nuk thuhet kot se libri është miku më i mirë i njeriut. E këtë e dëshmuan edhe fëmijët, që janë adhurues të leximit.

Pra, është shumë e rëndësishme që ju fëmijë të lexoni sa më shumë libra, sepse përmes çdo libri që ju lexoni do të mësoni gjëra të reja. Gjithashtu përmes tyre ju do të eksploroni botën përreth dhe do të futeni në universin e pafund të imagjinatës!