PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE

Programi Fluturues i Fëmijëve, edicioni i ri

Në Programin Fluturues të Fëmijëve, edicionin që u transmetua të shtunën, të vegjlit patën rastin të mësojnë shumëçka duke u argëtuar. Nga takimi me rreshterin Arsim Gollubovci dhe zyrtaren policore

Mimoza Hasanin, ata mësuan për rregullat e komunikacionit. Por jo vetëm kaq, ngase PFF solli edhe rubrikat e përjavshme. Në rubrikën “Ngjyra ngjyra” shikuesit e vegjël mësuan si të bëjnë punëdore me materiale të thjeshta ndërkaq në atë “A e dini si...?” përveç tjerash u shpjegua se si funksionon stacioni meteorologjik. Nuk mungoi as kuizi i përjavshëm. Edicionin e ri të PFF-së mund ta ndiqni në videon e mësipërme.