PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE

Fëmijët e PFF-së takojnë Presidenten

Një prej figurave që gëzon shumë popullaritet te fëmijët është presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

E me rastin e 1 Qershorit, ajo në Presidencë priti fëmijët e Programit Fluturues të Fëmijëve, të cilët me padurim pritën që Presidentja të lirohej dhe ta takonin.

Fëmijët patën mundësinë ta takonin presidenten nga afër dhe t’i parashtrojnë asaj pyetje nga më të ndryshmet. E pyetën rreth jetës së saj si fëmijë, ëndrrat e saj, si dhe për rrugën që ajo ndoqi për të arritur sukses dhe t’u bërë presidente.

Në fund Osmani u dha edhe mesazhin e saj për 1 Qershorin, ditën e tyre të veçantë.

Intervistën e plotë të presidentes Vjosa Osmani me fëmijët mund ta ndiqni këtë të shtunë në orën 16:25 në Programin Fluturues të Fëmijëve në Kohavision.