PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE

Vallëzimi, pasion që në fëmijëri

Mbrëmjet në shkollën e vallëzimit “Evolution Dance” janë përplot energji pozitive.

Fëmijët e grupmoshave të ndryshme, së bashku, përmes vallëzimit relaksohen dhe e përmbyllin ditën e tyre nën ritmin e muzikës.

Mësuesja e vallëzimit tregon për PFF-në, më shumë hollësi për këtë aktivitet dhe ndikimin e tij te fëmijët.

Pra, vallëzimi është art dhe mënyrë e të shprehurit. Të gjitha emocionet shprehen përmes lëvizjeve të trupit nën shoqërimin e muzikës. Fëmijët që fillojnë të merren me këtë lloj arti, e ruajnë si pasion gjatë gjithë jetës.

Për fund, ata për ne interpretuan një koreografi të përcjellë nga kënga shumë energjike “Thriller” nga Michael Jackson.