U bënë 3 vjet që u ndave nga jeta më e dashura jonë 

MERRUSHE (MUSTAFA) DEMELEZI

MERRUSHE (MUSTAFA) DEMELEZI

(14.10.1960 - 19.6.2019)

Më 19 qershor 2019 ndërrove jetë qetë, ashtu siç ishe gjithmonë. E vështirë është çdo ditë pa ty bashkëshorte, nënë e motër, pa urtësinë e buzëqeshjen tënde. Na e mësove e mishërove mirësinë tënde e respektin, Nanë. Ne gjithmonë do të bëjmë rrugën e punën e drejtë që ti na mësove. Na le kujtime të mira e edhe lot, që na bëjnë krenarë e të fortë që të patëm. Të kujtojmë me mall çdo ditë.
Do të ishe e gëzuar edhe më shumë për lajmet e mira që do t’i kishim ndarë me ju.
Na mungon shumë!

 

Të kujtojnë me respekt e dashuri: bashkëshorti Ekremi, vajzat Arjeta e Donjeta dhe djemtë Florenti e Imriu me Vlorën. Motra Selvetja, vëllezërit Baftiu dhe Tahiri.

Data e publikimit: 19.06.2022
Shpërndaje
Të tjera