Kuriozitet

Xerox, rrobalarësja që punon pa ujë

Historia e drejtorit të shitjeve të hoteleve Hilton në Kaliforni, Rob Hegel është ndër të parët që ka përdorur në hotel rrobalarëset që konsumojnë shumë pak ujë, energji dhe detergjent.

Ai bleu këtë pajisje teknologjike dy vite më parë, në një kohë kur Kalifornia vuante nga thatësira, dhe vetë guvernatori bënte thirrje për reduktimin në maksimum të përdorimit të ujit.

“Pasi instalova rrobalarësen e parë, pamë se ajo përdorte 90% më pak ujë, dhe shumë pak kimikate, dhe rezultatet e larjes ishin të mahnitshme. Drejtori jonë i mirëmbajtjes ishte i mahnitur”, thotë Hegel, transmeton tch.

Teknologjia me rruaza e përdorur në rrobalarëset Xeros u prodhua nga Universiteti i Tekstileve Leeds School në Britani. Dhjetë vjet më parë, kur studiuesit zbuluan se rruazat e vogla të najlonit të përziera me një sasi të vogël uji dhe një detergjent të veçantë mund të veprojë si një sfungjer “thithës” i papastërtisë së rrobave.

Rrobalarësja që doli nga ky studim ishte i njëjtë me ato modernet, por mund të paraqesë një hap të madh para në industrinë e pastrimit që kur rrobalarëset elektrike nxorën jashtë loje larjen me dorë apo rrobalarëse manuale në fillim të shekullit të 20.

Kjo rrobalarëse teknologjike përdor qindra e mijëra rruaza. Kompania thotë se kjo metodë i lanë butësisht rrobat, njësoj si larja me dorë, por bënë një punë më të mirë duke u kujdesuar për copat, më shumë se rrobalarëset tradicionale. Ajo gjithashtu parandalon që një çorape e kuqe e futur mes rrobave të bardha gabimisht të mos ngjyrosë dhe të tjerat.