Botë

Një femër dyshohet për vdekjen e gjysmë-vëllait të diktatorit Kim Jong-un

Një femër nga Myanmari është arrestuar me dyshimin për vdekjen e gjysmë-vëllait të liderit të Koresë Veriore.

Autoritetet në Malajzi kanë arrestuar një femër nga Myanmari në lidhje me hetimet për vdekjen e Kim Jong Namit, ka raportuar agjencia e lajmeve Bernama në Malajzi.

Femra është arrestuar në një terminal të aeroportit të Kuala Lumpurit. Detaje tjera të këtij arrestimi nuk janë bërë të ditura.

Agjencitë e inteligjencës së Koresë Jugore dyshojnë se dy agjente të Koresë Veriore kanë vrarë gjysmë-vëllanë e diktatorit Kim Jong-un.