Sport

Bayerni e Arsenali e kërkojnë me ngulm shkëlqimin në Evropë

Bayern Muencheni dhe Arsenali do të përballen në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve, të mërkurën, me shpresë se suksesi në Evropë do t’i ndihmojë të dy skuadrat të gjejnë formën më të mirë.

Bayerni është në rrugën e duhur për të fituar për herë të pestë Bundesligën, ku ka rritur epërsinë në shtatë pikë ndaj RB Leipzigut pas fitores 2:0, të shtunën, ndaj Ingoltadtit.

Por, rezultati nuk tregon gjithë storien, pasi kampioni i Gjermanisë nuk po performon mirë në shumicën e ndeshjeve dhe kundër Ingolstadtit të dy golat i shënoi në minutat e fundit, transmeton Koha Ditore.

Bavarezët kanë qenë më tepër model i efikasitetit nën drejtimin e trajnerit Carlo Ancelottit, sesa i ekipit që shënonte shumë gola dhe që luante shpejt gjatë tre stinorëve të kaluar nën drejtimin e Pep Guardiolas.

Me tifozët e pakënaqur për shkak të performancës joatraktive, Ancelotti tha se fitorja e së shtunës i ka dhënë ekipit të tij shtytjen e nevojshme për përballjen me Arsenalin.

"Kjo fitore na jep shumë besim për të mërkurën. Kemi treguar karakter të madh dhe kjo është shumë e rëndësishme", ka thënë Ancelotti.

Bayerni pritet të jetë pa mesfushorin anësor francez Franck Ribery. Francezi është duke punuar në drejtim të kthimit pas lëndimit të kofshës që pësoi dy javë më parë. Po ashtu do të mungojë edhe mbrojtësi Jerome Boateng, që është lënduar, ndërsa një lajm inkurajues ka qenë kthimi në stërvitje i mesfushorit spanjoll, Xabi Alonso, që pritet të jetë në dispozicion për ndeshje. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.