Sport

Lewandoski: Arsenali nuk do të ketë shanse ndaj nesh

Sulmuesi i Bayern Munichut ka folur para ndeshjes së parë ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve.

Bayern Munich është nikoqir i Arsenalit në Allianz Arena në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.

Robert Lewandowski është në dijeni për forcën që ka kundërshtari i tyre, por paralajmëron ‘Topçinjtë’, se nëse Bayerni luan ashtu siç di ata do t’i kenë gjasat shumë të pakta që të kualifikohen tutje, transmeton KosovaPress.

“Të gjithë jemi duke e pritur këtë ndeshje. Do të jetë një sfidë e madhe për ne. Shpresoj që të shfaqim një lojë të mirë këtu në Munih”, ka theksuar Lewandowski.

“Arsenali ka shumë lojtarë të mirë, që dinë si të luajnë në Ligën e Kampionëve. Ne duhet të koncentrohemi te ekipi ynë dhe nëse luajmë lojën tonë atëherë ata nuk do të kenë mundësi që të bëjnë asgjë ndaj nesh. Por për të arritur këtë duhet të luajmë mirë nga mbrojtja e deri në sulm”, ka shtuar polaku.

Kujtojmë se Bayerni ka eliminuar Arsenalin tre herë në katër vitet e fundit.