Arbëri

Fillon rregullimi i rrugëve në Bellanicë të Malishevës

Komuna e Malishevës ka filluar rregullimin e rrugëve në fshatin Bellanicë.

Komuna njofton se në këtë fshat do të rregullohen tri rrugë si vazhdimësi e rregullimit të infrastrukturës nëpër vendbanimet e kësaj komune.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, gjatë vizitës në Bellanicë, i ka uruar banorët e këtyre lagjeve për rregullimin e rrugëve.

“Ne po mundohemi që brenda mundësive tona, të investojmë në krijimin e kushteve më të mira për të gjithë banorët e Komunës së Malishevës, e në kuadër të këtyre përpjekjeve, janë edhe rrugët ne fshatin tuaj”, tha kryetari Begaj.

Drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina, duke inspektuar punimet, tha se “punimet në fazën fillestare, janë duke shkuar sipas planifikimit dhe operatorët, janë duke ju përmbajtur kushteve të dhe projektit të përcaktuar nga ana e drejtorisë”.

Drejtori Morina, tha se këto tri rrugë, do të jenë të shtruara me kubëza, ndërsa kanë një gjatësi prej rreth dy kilometrave dhe financohen nga buxheti komunal dhe ka një kosto prej 68.382.5 eurove.

Image

Image