---
description: Kosova edhe këtë vit iu bashkua karvanit të shteteve që e shënojnë shtatorin si muaj ndërkombëtar për parandalimin e vetëvrasjes. Shumë figura publike dhe perso
title: "Raportimi i vetëvrasjeve në Kosovë: Mes informimit publik dhe ruajtjes së dinjitetit njerëzor"
image: https://resources.koha.net/images/2025/October/02/76251609-3843-40e5-a9d8-b067e0e3e7e8.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

OpEd

# Raportimi i vetëvrasjeve në Kosovë: Mes informimit publik dhe ruajtjes së dinjitetit njerëzor

![Raportimi i vetëvrasjeve në Kosovë: Mes informimit publik dhe ruajtjes së dinjitetit njerëzor](https://resources.koha.net/images/2025/October/02/76251609-3843-40e5-a9d8-b067e0e3e7e8.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- Nga: [Opinione](https://www.koha.net/autori/opinione/articles) [![Opinione](https://resources.koha.net/authors/2025/May/13/ce995073-f5b2-48e3-ba9c-8c84c5a9f9a6.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/opinione/articles)
- 2 tetor 2025 17:10
- Shpërndaje në:

- Nga: [Opinione](https://www.koha.net/autori/opinione/articles) [![Opinione](https://resources.koha.net/authors/2025/May/13/ce995073-f5b2-48e3-ba9c-8c84c5a9f9a6.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/opinione/articles)
- 2 tetor 2025 17:10
- Shpërndaje në:

Kosova edhe këtë vit iu bashkua karvanit të shteteve që e shënojnë shtatorin si muaj ndërkombëtar për parandalimin e vetëvrasjes. Shumë figura publike dhe persona me ndikim shoqëror ndanë mesazhe parandaluese. Po ashtu u bënë thirrje të shumta që secili person që për shkak të problemeve me shëndetin mendor e situatave të caktuara sociale dhe ekonomike të kërkojë ndihmë dhe mbështetje nga institucionet dhe profesionistët e fushës, me qëllim që të përmirësohet cilësia e jetesës së tyre.

Thirrja kryesore ishte e qartë, se askush nuk duhet të mbetet i vetmuar përballë vështirësive sociale, psikologjike apo atyre ekonomike. Një angazhim shumë të madh në ngritjen e vetëdijes dhe jo vetëm e bën dhe Qendra për Parandalim të Vetëvrasjes – [Linja e Jetës](https://linktr.ee/linjaejetes), e cila ofron mbështetje konkrete për personat në vështirësi emocionale, ndër të tjera.

Vetëvrasja nuk është një fenomen që duhet anashkaluar, sepse ajo është çështje e shëndetit publik. Shto këtu faktin se në Kosovë, ndërmjet viteve 2000-2020, rreth 1 mijë persona i kishin dhënë fund jetës, kurse mbi 4 mijë të tjerë kishin tentuar një veprim të tillë. Ndonëse arsyet që i shtyjnë personat në vetëvrasje janë, por nuk kufizohen në problemet e shëndetit mendor, abuzimi me substanca narkotike, gjendja ekonomike dhe sociale, hulumtimet tregojnë që shkaktimi i një ngjarjeje të tillë zakonisht nuk është një arsye e vetme – për shembull: humbja e një anëtari të familjes, borxhet, ndarja nga partneri etj.

E përderisa e ka një rëndësi të tillë, pa dyshim që raportimi dhe informimi i publikut është i rëndësishëm deri në masën sa ky raportim nuk shërben si arsye për t’u treguar qytetarëve metodat e mundshme të kryerjes së aktit të vetëvrasjes. Mediat, që shpesh konsiderohen si “pushteti i katërt” pas legjislativit, ekzekutivit e gjyqësorit, duhet të jenë më të kujdesshme në raportimin e rasteve të vetëvrasjeve, duke respektuar kështu parimet e etikës së gazetarisë mbi raportimin e të vërtetës për aq sa ky raportim i shërben interesit publik e jo në masën kur interesi publik cenohet nga raportimi i “gjithë të vërtetës”.

Raportimi i vetëvrasjeve në vendin tonë nga ana e mediave të shkruara dhe atyre audiovizuale duhet të vendoset në ekuilibrin mes të drejtës për ta informuar publikun dhe mbrojtjes së dinjitetit e privatësisë së viktimës dhe familjarëve të tyre. Raportimet e tilla nuk duhet të përmbajnë detaje ose të shpalosin mënyrën se si viktima i ka dhënë fund jetës apo rrethana që e ka sjellë deri tek ky akt. Një studim i kryer gjatë vitit 2020 në vende të ndryshme të botës erdhi në përfundim që kur mediat raportuan mbi metodat e vetëvrasjes që ishin përdorur nga personazhet e famshme, pati një rritje prej 30% të vetëvrasjeve nga e njëjta metodë. Pra, përvojat ndërkombëtare kanë dëshmuar tashmë për fenomenin e imitimit të vetëvrasjeve pas leximit të shkrimeve apo lajmeve që përmbajnë detaje, fenomen i njohur si “efekti Werther”.

Janë të papranueshme si në aspektin e etikës gazetareske ashtu edhe në kundërshtim të plotë me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe privatësisë së individit, kur mediat në emër të “ekskluzivitetit” dhe që storiet e tyre të bëhen më “virale” publikojnë fotografi/video nga momenti i vetëvrasjes së personave, emrin dhe mbiemrin dhe karakteristikat e tjera personale të tyre, pjesë nga letra lamtumire dhe konstatime rreth mënyrës së kryerjes së aktit të vetëvrasjes.

Disa nga [udhëzimet praktike](https://www.agk-ks.org/publikime/udhezes-per-raportimin-e-pergjegjshem-dhe-etik-mbi-shendetin-mendor-dhe-vetevrasje/) se si duhet të raportohet për vetëvrasjet janë: ruajtja e të dhënave personale të viktimës; mospërmendja e formës apo e mjetit me të cilin është kryer vetëvrasja; mospërfshirja e fotove/videove nga lokacioni ku ka ndodhur ngjarja; mospërdorimi i termave si “numri i madh i vetëvrasjeve”, mospublikimi i mesazheve të fundit nga viktima etj.

[Edhe ![UNICEF: Tentimvetëvrasjet te nxënësit në Kosovë u rritën nga 3.4% në 10%](https://resources.koha.net/images/2026/November/04/d4aea9eb-8efc-446c-90e1-4a0138e419bb.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 4 nën 2026 UNICEF: Tentimvetëvrasjet te nxënësit në Kosovë u rritën nga 3.4% në 10%](https://www.koha.net/arberi/unicef-rritet-ne-10percent-perqindja-e-nxenesve-ne-kosove-qe-raportojne-tentimvetevrasje)

Prandaj, në vend të publikimit të “detajeve” që nuk i kontribuojnë interesit publik, një praktikë e mirë që do mund të përdorej në këtë rast është ajo që brenda secilit raportim - sipas standardeve -  mbi personat që kanë përfunduar në vetëvrasje, audienca të ketë mundësi të gjejë edhe linja ndihmëse për personat që eventualisht mund të kenë mendime për vetëvrasjen.

Deri në raportimin e rasteve të vetëvrasjeve sipas standardeve ndërkombëtare dhe në pajtueshmëri me legjislacionin vendor, [Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike](https://cslkosovo.org/) (CSL) bazuar në komponentin e shëndetit mendor, i fton familjarët e personave që kanë përfunduar në vetëvrasje e që raportimi i mediave ka cenuar privatësinë e tyre, të ndjekin rrugët ligjore përmes ankesës në Agjencinë për Informim dhe Privatësi (AIP).

*(Ky editorial është shkruar nga Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike, në kuadër të projektit “Human Rightivism” të mbështetur nga Ambasada e Suedisë në Prishtinë dhe zbatuar nga Fondi për Zhvillim Komunitar - CDF)*

[#Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike](https://www.koha.net/tag/qendra-per-raste-gjyqesore-strategjike) [#Qendra për Parandalim të Vetëvrasjes](https://www.koha.net/tag/qendra-per-parandalim-te-vetevrasjes) [#linja e jetës](https://www.koha.net/tag/linja-e-jetes)

Artikuj të ngjashëm

- [Opinion 10 tet 2026 Pse shëndeti mendor i fëmijëve nuk mund të presë?](https://www.koha.net/opinion/pse-shendeti-mendor-i-femijeve-nuk-mund-te-prese)
- [![Kosova përparon për 15 vende në lirinë e shtypit, KOHA identifikohet si medium me ndikim](https://resources.koha.net/images/2026/April/30/40f2c606-abb9-40ec-af38-05f793c97aad.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 30 pri 2026 Kosova përparon për 15 vende në lirinë e shtypit, KOHA identifikohet si medium me ndikim](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/kosova-perparon-per-15-vende-ne-lirine-e-shtypit-koha-identifikohet-si-medium-me-ndikim)
- [![Në javën e shëndetit mendor kërkohet zbatim i ligjit për parandalimin e dhunës](https://resources.koha.net/images/2025/May/15/2167ee3e-5ffb-4279-9e29-4a7a95ceb62e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 15 maj 2025 Në javën e shëndetit mendor kërkohet zbatim i ligjit për parandalimin e dhunës](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/ne-javen-e-shendetit-mendor-kerkohet-zbatim-i-ligjit-per-parandalimin-e-dhunes)
- [OpEd 30 mar 2025 Vrasjet në Kosovë: Shkaqet, pasojat për sigurinë e brendshme dhe imazhin ndërkombëtar](https://www.koha.net/veshtrime/vrasjet-ne-kosove-shkaqet-pasojat-per-sigurine-e-brendshme-dhe-imazhin-nderkombetar-1)

[Futboll.]() [Fisnik Asllani shënon golin e parë këtë edicion në Bundesligë](https://www.koha.net/futboll/fisnik-asllani-shenon-golin-e-pare-kete-edicion-ne-bundeslige)

[Arbëri.]() [MINTI, tash e dy vjet s’po ia paguan Drenasit hisenë e qirave për Parkun Industrial](https://www.koha.net/arberi/minti-tash-e-dy-vjet-spo-ia-paguan-drenasit-hisene-e-qirave-per-parkun-industrial)

[Basketboll.]() [Ylli fiton bindshëm ndaj Bashkimit](https://www.koha.net/basketboll/ylli-fiton-bindshem-ndaj-bashkimit)

[Arbëri.]() [Shkolla në Shtërpcë, që organizon mësimin në shqipe, detyrohet të blejë vetë ngrohëse](https://www.koha.net/arberi/shkolla-ne-shterpce-qe-organizon-mesimin-ne-shqipe-detyrohet-te-bleje-vete-ngrohese)

[Arbëri.]() [Mbi 20 mijë gjoba në 10 muajt e parë të 2026-s për kosovarët në Shqipëri](https://www.koha.net/arberi/mbi-20-mije-gjoba-ne-10-muajt-e-pare-te-2026-s-per-kosovaret-ne-shqiperi)

[Arbëri.]() [Një muaj pas premtimit të ministrit Vitia për furnizim, terapi s’ka ende në Onkologji](https://www.koha.net/arberi/nje-muaj-pas-premtimit-te-ministrit-vitia-per-furnizim-terapi-ska-ende-ne-onkologji)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Raportimi i vetëvrasjeve në Kosovë: Mes informimit publik dhe ruajtjes së dinjitetit njerëzor","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/veshtrime/raportimi-i-vetevrasjeve-ne-kosove-mes-informimit-publik-dhe-ruajtjes-se-dinjitetit-njerezor","datePublished":"2025-10-02T17:10:02+02:00","dateModified":"2026-07-11T14:45:03+02:00","articleSection":"OpEd","wordCount":901,"author":[{"@type":"Person","name":"Opinione","url":"https://www.koha.net/autori/opinione/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Kosova edhe këtë vit iu bashkua karvanit të shteteve që e shënojnë shtatorin si muaj ndërkombëtar për parandalimin e vetëvrasjes. Shumë figura publike dhe perso","url":"https://www.koha.net/veshtrime/raportimi-i-vetevrasjeve-ne-kosove-mes-informimit-publik-dhe-ruajtjes-se-dinjitetit-njerezor","keywords":"Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike, Qendra për Parandalim të Vetëvrasjes, linja e jetës","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/October/02/76251609-3843-40e5-a9d8-b067e0e3e7e8.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
