KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
TECH

Експерт за вештачка интелигенција повикува на забавување на развојот

Дарио Амодеи

Udhëheqësi i kompanisë së famshme të inteligjencës artificiale, “Anthropic”, ka bërë thirrje që ritmi i zhvillimit të modeleve të inteligjencës artificiale të ngadalësohet dhe të monitorohet nga afër.

Në një shkrim të shtunën, Dario Amodei tha se zhvillimi i inteligjencës artificiale nuk është në pikëpyetje, por rreziqet që lidhen me të janë “serioze” dhe kompanive dhe qeverive duhet t'u jepet kohë për t'i adresuar ato.

Ai propozoi një plan me tre pika që përfshin monitorim të pavarur të modeleve të inteligjencës artificiale derisa ato zhvillohen, rregullim në të gjithë industrinë dhe rregullim global.

Kohët e fundit ka pasur shqetësime në lidhje me rreziqet e mundshme të teknologjisë. Më seriozi prej tyre sugjeronte se ka shans më të madh se 10 për qind që kjo teknologji “mund të vrasë të gjithë njerëzit” brenda dekadës së ardhshme, shkruan BBC.

Anthropic më parë pati thënë se ka identifikuar dhe penguar përpjekjet për ta përdorur modelin e saj të inteligjencës artificiale për “aktivitet dashakeq” që mund të mbështeste zhvillimin e armëve biologjike.

Por paralajmërimi më i ashpër erdhi nga dy punonjës të ekipit të sigurisë të kompanisë, të cilët kanë dhënë dorëheqjen në dy javët e fundit duke thënë se njerëzimi mund të mos i mbijetojë garës midis kompanive të inteligjencës artificiale për të zhvilluar makina më të mençura se njerëzit.

Dhe në një intervistë të re me revistën “Fortune”, drejtori ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, tha se standardet e sigurisë “nuk janë në vendin e duhur” për të shtyrë më tej aftësitë e inteligjencës artificiale. Altman shtoi se beson që inteligjenca artificiale përtej kontrollit njerëzor është “absolutisht” e mundur.

Paralajmërimet kanë nxitur thirrje për veprim, por presidenti i SHBA-së, Donald Trump deri më tani i ka hedhur poshtë pretendimet, duke thënë se “nëse nuk fitojmë ndaj inteligjencës artificiale, do të gjendemi në një pozicion shumë të keq”.

Reagime ndaj postimit të Amodeit kanë vërshuar nga e gjithë bota e teknologjisë, me Elon Muskun e Teslas dhe X që u shpreh se shefi i Anthropic “ka të drejtë”.

Megjithatë, disa vëzhgues sugjeruan që postimi i Amodeit ka të bëjë më pak me sigurinë sesa me konsolidimin e kontrollit mbi teknologjinë e inteligjencës artificiale.

Në esenë e tij, të titulluar “Ne duhet të ecim në hap me kufijtë e rinj”, Amodei theksoi se AIka përparuar “jashtëzakonisht më shpejt”, duke përfshirë “aftësinë për të ndërtuar gjeneratën e ardhshme të AI-së” - dhe përmendi një incident që përfshinte kompaninë rivale OpenAI, e cila ka zbuluar që agjentët kanë kryer sulme kibernetike mbi objektiva që nuk u ishte kërkuar t'i sulmonin.

OpenAI ka thënë për këtë se si rezultat, kompania po ngadalëson trajnimin e disa modeleve dhe mjeteve të avancuara të AI-së, duke vënë në dukje se tani ekziston rrezik në rritje që mjetet e AI-së të dalin jashtë kontrollit.

Në esenë e tij, Amodei bëri thirrje për “ndërtimin e inteligjencës artificiale me ritëm të ekuilibruar që synon të garantojë sigurinë e saj”.

Kjo nuk do të thotë “ndërprerje e trajnimit të modeleve ose e progresit teknik, por garanci që kompanitë të marrin kohë të mjaftueshme për të harmonizuar dhe mbrojtur modelet e tyre, dhe që vlerësuesit e palëve të treta ta konfirmojnë këtë”.