KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
TECH

ЕУ разгледува нов данок за Apple, Meta и Google за да ги зголеми своите приходи

Јаболко

Brukseli po shqyrton mundësinë e vendosjes së një takse të re ndaj kompanive të mëdha që operojnë në Bashkimin Evropian, në një përpjekje për të rritur të ardhurat e bllokut dhe njëkohësisht për të shmangur një përplasje të drejtpërdrejtë me administratën amerikane.

Sipas Financial Times, Komisioni Evropian po shqyrton ndryshime në propozimin e njohur si “Burimi Korporativ për Evropën” (CORE), përmes të cilit synohet që kompanitë me të ardhura vjetore mbi 100 milionë euro në BE të paguajnë kontribut vjetor.

Në këtë mënyrë, Brukseli do të mund të përfshinte në skemë edhe gjigantë amerikanë të teknologjisë, si Apple, Meta dhe Google, pa vendosur taksë që targeton drejtpërdrejt kompanitë e sektorit digjital.

Në formën aktuale, propozimi CORE parasheh një pagesë fikse vjetore prej 100 mijë deri në 750 mijë euro për kompanitë që plotësojnë kriteret. 

Sipas raportimit, Komisioni Evropian po shqyrton mundësinë e zgjerimit të skemës në mënyrë që ajo të mbulojë një numër shumë më të madh të kompanive të mëdha dhe të gjenerojë më shumë të ardhura për buxhetin e BE-së.

Një zyrtar i BE-së ka thënë për Financial Times se disa kryeqytete evropiane kundërshtojnë një taksë të posaçme për kompanitë digjitale, nga frika se një masë e tillë mund të përkeqësojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. 

Ndërkohë, edhe propozimi CORE në formën aktuale nuk gëzon mbështetje të plotë nga vendet anëtare.

Komisioni Evropian ka deklaruar se mbetet i gatshëm të mbështesë Këshillin e BE-së dhe Parlamentin Evropian për arritjen e një marrëveshjeje mbi paketën e burimeve të reja financiare, të cilat konsiderohen të rëndësishme për financimin e prioriteteve të përbashkëta të bllokut gjatë dekadës së ardhshme.

Çështja ka edhe një dimension transatlantik. Presidenti amerikan Donald Trump kishte kërcënuar në qershor me tarifa prej 100 për qind ndaj mallrave nga vendet që vendosin taksë për shërbimet digjitale të kompanive amerikane. 

Administrata amerikane ka argumentuar prej kohësh se taksat e tilla diskriminojnë kompanitë amerikane, të cilat kanë një pozitë dominuese në sektorin global të teknologjisë.

Megjithatë, sipas Reuters, Komisioni Evropian dhe kompanitë Apple, Google e Meta nuk kanë dhënë menjëherë koment lidhur me raportimin. 

Propozimi është ende në fazën e diskutimeve dhe çdo ndryshim në sistemin e burimeve të BE-së do të duhet të kalojë përmes procesit të miratimit nga institucionet dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.