---
description: Adobe ka lajmëruar të martën se ka lansuar softuerin e saj të famshëm të Photoshopit në formën e aplikacionit për telefon, si fillim në sistemin operativ të App
title: Adobe lanson Photoshopin si aplikacion për përdoruesit e telefonave Apple
image: https://resources.koha.net/images/2025/February/26/a46f2afc-006b-411f-b986-56ff627f0c25.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Tech

# Adobe lanson Photoshopin si aplikacion për përdoruesit e telefonave Apple

![Adobe](https://resources.koha.net/images/2025/February/26/a46f2afc-006b-411f-b986-56ff627f0c25.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Associated Press

- 26 shkurt 2025 14:42
- Shpërndaje në:

- 26 shkurt 2025 14:42
- Shpërndaje në:

Adobe ka lajmëruar të martën se ka lansuar softuerin e saj të famshëm të Photoshopit në formën e aplikacionit për telefon, si fillim në sistemin operativ të Apple, iOS. Kompania planifikon të lansojë aplikacionin e Photoshopit për sistemin operativ Android më vonë gjatë vitit, [raporton "Techcrunch.com".](https://techcrunch.com/2025/02/25/adobe-launches-a-photoshop-iphone-app/?fbclid=IwY2xjawIr-e5leHRuA2FlbQIxMAABHYTU0edMPRKoNSh3EJGIFhIhfTST3ntlPEI27FCS2fY3uSRvyNdCzqVvzQ_aem_BBsvAaxMaY0mU_IL7-jEDQ)

Në lajmërimin e tyre, Adobe ka thënë se po ndërton një aplikacion “që nga themeli për të pritur një brez të ri pasionantësh të imazheve dhe dizajnit në mundësitë e pafundme të Photoshopit”.

Me aplikacionin e ri të Photoshop në telefonat e Apple, përdoruesit mund të kenë qasje si në shërbimet falas ashtu edhe në ato me pagesë përmes një dizajni miqësor që ofrohet nga kompania.  
Për ata përdorues, që duan të kenë qasje në shërbimet premium të aplikacionit dhe të Photoshopit në ueb, Adobe ka publikuar një plan mujor, me pagesë prej 7.99 dollarë në muaj. 

Përmes mundësimit të Photoshopit në telefon, Adobe po synon përdorues të rinj, veçanërisht ata të grupmoshave të reja që janë mësuar të përdorin telefonat e tyre për qëllime kreative. 

“Ne kaluam shumë kohë duke biseduar me krijuesit dhe autorët, veçanërisht me brezin e ri të krijuesve që janë shumë të rehatshëm me telefonat, dhe u munduam të kuptojmë rastet e tyre unike të përdorimit të pajisjeve mobile”, ka thënë Shambhavi Kadam, drejtor i lartë i menaxhimit të produkteve në Adobe Photoshop.  
 

[#Adobe](https://www.koha.net/tag/adobe) [#Adobe Photoshop](https://www.koha.net/tag/adobe-photoshop) [#photoshop](https://www.koha.net/tag/photoshop) [#APLIKACION](https://www.koha.net/tag/aplikacion) [#Apple](https://www.koha.net/tag/apple) [#iOS](https://www.koha.net/tag/ios) [#Android](https://www.koha.net/tag/android)

Artikuj të ngjashëm

- [![Apple prezantoi iPhone 18 me veçoritë që telefonat Android i kanë prej vitesh](https://resources.koha.net/images/2026/September/10/47cb0029-f51a-4175-9ab8-f66419837591.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Tech 10 sht 2026 Apple prezantoi iPhone 18 me veçoritë që telefonat Android i kanë prej vitesh](https://www.koha.net/tech/apple-prezantoi-iphone-18-me-vecorite-qe-telefonat-android-i-kane-prej-vitesh)
- [![Prezantohet iPhone i parë i palosshëm, çmimi fillestar 2000 dollarë](https://resources.koha.net/images/2026/September/09/213849d2-0aeb-4bdf-8458-2e649cf9aea7.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Tech 9 sht 2026 Prezantohet iPhone i parë i palosshëm, çmimi fillestar 2000 dollarë](https://www.koha.net/tech/apple-pritet-te-prezantoje-sot-iphone-in-e-pare-te-palosshem)
- [![Apple përgatit katër modele të iPhoneit këtë vit](https://resources.koha.net/images/2026/January/15/b53db9c4-5efa-4801-b442-d2ca073bbd9a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Tech 15 jan 2026 Apple përgatit katër modele të iPhoneit këtë vit](https://www.koha.net/tech/apple-pergatit-kater-modele-te-iphoneit-kete-vit)
- [![Apple lanson aksesorin për mbajtjen e telefonit, njerëzit e shohin qesharak](https://resources.koha.net/images/2025/November/14/63073b94-0f1b-457d-816c-4485ad3c0ee7.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Tech 14 nën 2025 Apple lanson aksesorin për mbajtjen e telefonit, njerëzit e shohin qesharak](https://www.koha.net/tech/apple-lanson-aksesorin-per-mbajtjen-e-telefonit-njerezit-e-shohin-qesharak)
- [![Snapchati do ta bëjë me pagesë ruajtjen e fotove dhe videove në Memories](https://resources.koha.net/images/2025/October/01/07046d7c-3806-4449-aec2-b7124667c269.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Tech 1 tet 2025 Snapchati do ta bëjë me pagesë ruajtjen e fotove dhe videove në Memories](https://www.koha.net/tech/snapchati-do-ta-beje-me-pagese-ruajtjen-e-fotove-dhe-videove-ne-memories)

[Futboll.]() [Mane do të largohet nga Al-Nassri](https://www.koha.net/futboll/mane-do-te-largohet-nga-al-nassri)

[Tech.]() [Italia gjobit Metan me 805 milionë euro](https://www.koha.net/tech/italia-gjobit-metan-me-805-milione-euro)

[Futboll.]() [Kosova 0:0 Izraeli – notat e futbollistëve, kush ishte më i miri?](https://www.koha.net/futboll/kosova-00-izraeli-notat-e-futbollisteve-kush-ishte-me-i-miri)

[Futboll.]() [Selektori i Izraelit: Barazimi ishte rezultat real](https://www.koha.net/futboll/selektori-i-izraelit-barazimi-ishte-rezultat-real)

[Luftarake.]() [Akili me super-Ippon, fiton të bronztën në Zagreb](https://www.koha.net/luftarake/akili-me-super-ippon-fiton-te-bronzten-ne-zagreb)

[Futboll.]() [Kamberi: Jam krenar që luaj për Kosovën](https://www.koha.net/futboll/kamberi-jam-krenar-qe-luaj-per-kosoven)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Adobe lanson Photoshopin si aplikacion për përdoruesit e telefonave Apple","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/tech/adobe-lanson-photoshopin-si-aplikacion-per-perdoruesit-e-telefonave-apple","datePublished":"2025-02-26T14:42:36+01:00","dateModified":"2026-07-11T13:45:06+02:00","articleSection":"Tech","wordCount":258,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Adobe ka lajmëruar të martën se ka lansuar softuerin e saj të famshëm të Photoshopit në formën e aplikacionit për telefon, si fillim në sistemin operativ të App","url":"https://www.koha.net/tech/adobe-lanson-photoshopin-si-aplikacion-per-perdoruesit-e-telefonave-apple","keywords":"Adobe, Adobe Photoshop, photoshop, APLIKACION, Apple, iOS, Android","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/February/26/a46f2afc-006b-411f-b986-56ff627f0c25.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
