---
description: Ylli, Taylor Swift ka thyer rekordin e presidentit amerikan Donald Trump për numrin më të madh të ndjekësve në një podcast brenda orës së parë të publikimit.Të
title: Taylor Swift thyen rekordin e Trumpit
image: https://resources.koha.net/images/2025/August/18/414aa0af-4e76-4615-ba51-9568e5b78527.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Showbiz

# Taylor Swift thyen rekordin e Trumpit

![Donald Trump dhe Taylor Swift](https://resources.koha.net/images/2025/August/18/414aa0af-4e76-4615-ba51-9568e5b78527.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Donald Trump dhe Taylor Swift

Foto: Associated Press

- Përktheu: Vita Abrashi-Kajtazi [![Vita Abrashi-Kajtazi](https://resources.koha.net/authors/2025/January/22/4af60a3a-132e-4cca-a480-6e3989136f75.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/vita-abrashi-kajtazi/articles)
- 18 gusht 2025 11:20
- Shpërndaje në:

- Përktheu: Vita Abrashi-Kajtazi ![Vita Abrashi-Kajtazi](https://resources.koha.net/authors/2025/January/22/4af60a3a-132e-4cca-a480-6e3989136f75.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)
- 18 gusht 2025 11:20
- Shpërndaje në:

Ylli i muzikës Taylor Swift ka thyer rekordin e presidentit amerikan Donald Trump për numrin më të madh të ndjekësve në një podcast brenda orës së parë të publikimit.

Të mërkurën në mbrëmje, këngëtarja u shfaq në podcastin “New Heights”, që udhëhiqet nga i dashuri i saj Travis Kelce dhe vëllai i tij Jason Kelce. Episodi, i cili zgjati mbi dy orë dhe u publikua në orën 19:00, u ndoq nga rreth 1.3 milionë njerëz vetëm në orën e parë në YouTube, sipas The Daily Beast dhe të konfirmuara nga përfaqësuesit e Swiftit, ka raportuar [SYRACUSE.](https://www.syracuse.com/celebrity-news/2025/08/taylor-swift-breaks-record-previously-held-by-trump.html)

Ky numër e tejkaloi ndjeshëm rekordin që më parë mbahej nga Trump. Në muajin tetor të vitit 2024, ai ishte i ftuar në podcastin “Joe Rogan Experience”, ku brenda orës së parë u regjistruan 800 mijë shikime, sipas të dhënave të analistit të CNN, Harry Enten.

Madje, numri i madh i shikuesve gjatë episodit me Swift ishte aq i lartë saqë videoja në YouTube u rrëzua pas 1 orë e 44 minutash transmetim. 

Jason Kelce ka shkruar me shaka në platformën “X” pak para se videoja të dilte.

“Ky fakt që videoja ka 1.3 milionë shikime është mishërimi i numerologjisë”, ka shkruar ai.  
Gjatë episodit rekord, Swift ka prezantuar kopertinën dhe listën e këngëve të albumit të saj të ardhshëm “The Life of a Showgirl”, foli për rikthimin e kontrollit mbi të drejtat e këngëve të saj origjinale dhe për marrëdhënien me Travis Kelce.

Thyerja e këtij rekordi vjen vetëm tre muaj pasi Trump kishte deklaruar në platformën e tij, Truth Social, se popullariteti i Swift po binte për shkak të tij.

[Edhe ![Taylor Swift bëhet artistja më e vlerësuar me çmime në historinë e MTV VMA](https://resources.koha.net/images/2026/September/28/49fb1d6b-c134-4341-8c79-bc1efc0936a3.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 28 sht 2026 Taylor Swift bëhet artistja më e vlerësuar me çmime në historinë e MTV VMA](https://www.koha.net/showbiz/taylor-swift-behet-artistja-me-e-vleresuar-me-cmime-ne-historine-e-mtv-vma)

“Ka vënë re dikush se, që kur thashë ‘E URREJ TAYLOR SWIFT’, ajo nuk është më ‘E NXEHTË’?”, ka shkruar ai në muajin maj.

Trump e pati sulmuar publikisht këngëtaren për herë të parë në muajin shtator të vitit 2024, pasi ajo shpalli hapur mbështetjen për Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale. Që prej asaj kohe, ai ka vazhduar ta përmendë me kritika spontane, madje edhe në një fjalim në muajin prill, kur skuadra e Eagles vizitoi Shtëpinë e Bardhë pas fitores në Super Bowl.

Swift, nga ana e saj, kurrë nuk i ka komentuar publikisht deklaratat e Trump.

   

[#taylor swift](https://www.koha.net/tag/taylor-swift) [#albumi i ri i Taylor Swift](https://www.koha.net/tag/albumi-i-ri-i-taylor-swift) [#donald trump](https://www.koha.net/tag/donald-trump) [#presidenti Trump](https://www.koha.net/tag/presidenti-trump) [#SHBA](https://www.koha.net/tag/shba) [#Rekordi](https://www.koha.net/tag/rekordi) [#thyerje e rekordit](https://www.koha.net/tag/thyerje-e-rekordit)

Artikuj të ngjashëm

- [![Taylor Swift lavdëron partnerin: Befasia më e madhe e jetës](https://resources.koha.net/images/2025/August/14/034b27ca-0aae-4bba-a176-a2f5c4b2d9cd.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 27 nën 2025 Taylor Swift lavdëron partnerin: Befasia më e madhe e jetës](https://www.koha.net/showbiz/taylor-swift-lavderon-partnerin-befasia-me-e-madhe-e-jetes)
- [![Taylor Swift nuk shqetësohet nga reagimet për albumin e saj të ri](https://resources.koha.net/images/2025/October/08/2d8c788a-7275-49bb-87f6-0eb32dd399ca.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 8 tet 2025 Taylor Swift nuk shqetësohet nga reagimet për albumin e saj të ri](https://www.koha.net/showbiz/taylor-swift-nuk-shqetesohet-nga-reagimet-e-perziera-per-albumin-e-saj-te-ri-showgirl)
- [![Taylor Swift flet për të dashurin Travis Kelce dhe zbulon detaje për albumin e ri](https://resources.koha.net/images/2025/August/14/034b27ca-0aae-4bba-a176-a2f5c4b2d9cd.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 14 gus 2025 Taylor Swift flet për të dashurin Travis Kelce dhe zbulon detaje për albumin e ri](https://www.koha.net/showbiz/taylor-swift-flet-per-te-dashurin-travis-kelce-dhe-zbulon-detaje-per-albumin-e-ri)
- [![Taylor Swift paralajmëron se po përgatit albumin e 12-të](https://resources.koha.net/images/2025/August/12/cacd8eb7-67e8-4eb6-a59f-862c718d9338.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 12 gus 2025 Taylor Swift paralajmëron se po përgatit albumin e 12-të](https://www.koha.net/showbiz/taylor-swift-paralajmeron-se-po-pergatit-albumin-e-12-te-me-radhe)

[Arbëri.]() [Konjufca: Për çfarë të ardhme evropiane flet Gjuriqi kur del në foto me kriminelin Radoiçiq](https://www.koha.net/arberi/konjufca-per-cfare-te-ardhme-evorpiane-flet-gjuriqi-kur-del-ne-foto-me-kriminelin-radoiciq)

[Botë.]() [Zelensky thotë se sistemi i paralajmërimit të hershëm për sulmet ruse është rikthyer](https://www.koha.net/bote/zelensky-thote-se-sistemi-i-paralajmerimit-te-hershem-per-sulmet-ruse-eshte-rikthyer)

[Arbëri.]() [Hasimja: Rama s’mund të japë dorëheqje, ka frikë nga përballja me drejtësinë](https://www.koha.net/arberi/hasimja-rama-smund-te-jape-doreheqje-ka-frike-nga-perballja-me-drejtesine)

[Arbëri.]() [Ndalohet një person për nxjerrje të kundërligjshme të dokumenteve zyrtare në Leposaviq](https://www.koha.net/arberi/ndalohet-nje-person-per-nxjerrje-te-kunderligjshme-te-dokumenteve-zyrtare-ne-leposaviq)

[Arbëri.]() [BE: Kallasi e gatshme të organizojë takim të nivelit të lartë Kosovë – Serbi, por duhet vullnet nga palët](https://www.koha.net/arberi/be-kallasi-e-gatshme-te-organizoje-takim-te-nivelit-te-larte-kosove-serbi-por-duhet-vullnet-nga-palet)

[Arbëri.]() [Franca kërkon përgjegjësi për Banjskën, kritikon ndryshimet në Ligjin për Specialen](https://www.koha.net/arberi/franca-kerkon-pergjegjesi-per-banjsken-kritikon-ndryshimet-ne-ligjin-per-specialen)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Taylor Swift thyen rekordin e Trumpit","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/showbiz/taylor-swift-thyen-rekordin-qe-mbante-trumpi","datePublished":"2025-08-18T11:20:00+02:00","dateModified":"2026-07-11T09:10:07+02:00","articleSection":"Showbiz","wordCount":405,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Ylli, Taylor Swift ka thyer rekordin e presidentit amerikan Donald Trump për numrin më të madh të ndjekësve në një podcast brenda orës së parë të publikimit.Të","url":"https://www.koha.net/showbiz/taylor-swift-thyen-rekordin-qe-mbante-trumpi","keywords":"taylor swift, albumi i ri i Taylor Swift, donald trump, presidenti Trump, SHBA, Rekordi, thyerje e rekordit","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/August/18/414aa0af-4e76-4615-ba51-9568e5b78527.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
