KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
SHOWBIZ

Таика Ваитити на неодредено време го одложува својот филм „Војна на ѕвездите“

Таика Вејтити и Рита Ора

Таика Вејтити и Рита Ора

Фото: Асошиетед прес

  • Превод: Вита Абраши-Кајтази

    Вита Абраши-Кајтази
  • 19 октомври 2026 09:30 часот

  • Споделете на:

Regjisori Taika Waititi, bashkëshorti i shqiptares me famë botërore, Rita Ora, ka konfirmuar se filmi i tij i planifikuar i sagës “Star Wars” është pezulluar pa një afat të caktuar. Projekti ishte në zhvillim që prej vitit 2020, por duket se nuk është më ndër përparësitë e tij, ka shkruar Разновидност.

“E urrej që duhet t’ju jap këtë lajm, por do ta lëmë projektin në ‘ngrirje’ dhe do të punojmë së bashku për diçka tjetër”, ka thënë Waititi në një intervistë për “Inverse”, teksa po promovonte filmin e tij të ri, “Klara and the Sun”.

Regjisori ka shtuar se aktualisht ka edhe katër filma të tjerë me të cilët po merret. Megjithatë, ai nuk e përjashtoi plotësisht mundësinë e rikthimit te projekti në të ardhmen.

“Edhe epokat e akullit përfundojnë një ditë… Kush e di?”, u shpreh ai.

Në muajin janar, Waititi kishte deklaruar se dëshironte të rikthente atmosferën argëtuese të filmave të parë të “Star Wars”.

“Edhe pse rreziku është i madh dhe ndodhin gjëra serioze, këta filma kanë gjithashtu shumë momente argëtuese. Pikërisht këtë doja të sillja sërish”, pati thënë regjisori, duke shtuar se synonte të krijonte një histori më vete, disi të shkëputur nga projektet e tjera të sagës.

Më herët, Kathleen Kennedy, ish-drejtuese e “Lucasfilm”, kishte deklaruar se projekti ishte ende deri diku në zhvillim.

Ndërkohë, filmi i fundit i Waititit, “Klara and the Sun”, ka marrë vlerësime të përziera nga kritikët dhe publiku. Kritiku i Varietyt, Guy Lodge, e ka vlerësuar përpjekjen e aktores Jenna Ortega, por kritikoi mënyrën se si regjisori e trajtoi historinë, duke e cilësuar humorin e sforcuar si një zgjedhje që dëmton filmin.