KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
SHOWBIZ

Сталоне: Бев глупав што сам ги направив опасните сцени

Силвестер Сталоне

Фото: Асошиетед прес

  • Превод: Вита Абраши-Кајтази

    Вита Абраши-Кајтази
  • 16 октомври 2026 16:30 часот

  • Споделете на:

Aktori i njohur amerikan Sylvester Stallone ka pranuar se i vjen shumë keq që për vite me radhë ka realizuar vetë skena të rrezikshme në filmat e tij, në vend që t’ua besonte akrobatëve.

Ai thotë se pasojat e kanë shoqëruar për vite dhe se sot i duhet të mësohet të jetojë me dhimbjet.

“Kam miliona, miliona arsye për t’u penduar”, u shpreh Stallone në një intervistë për Фокс њуз, duke shpjeguar se lëndimet e shumta janë grumbulluar me kalimin e kohës.

Aktori tregoi se lëndimet më të rënda i pësoi gjatë xhirimeve të filmave të serisë “The Expendables”, të cilat e detyruan t’u nënshtrohej disa operacioneve.

“Pas ‘The Expendables’, përfundova me nëntë operacione në shpinë dhe tri ndërhyrje për bashkimin e rruazave të qafës. Edhe të dy shpatullat m’u dëmtuan rëndë”, rrëfeu ai, duke përmendur edhe probleme të tjera shëndetësore.

Stallone ka pranuar se pasojat e kanë ndryshuar dhe se nuk mund të ndihet më si dikur.

“Tani duhet të bësh paqe me dhimbjen, sa më shumë që të mundesh”, ka thënë aktori.

Stallone u dha një mesazh të qartë aktorëve që mendojnë t’i kryejnë vetë skenat e rrezikshme.

“Lërini të tjerët ta bëjnë punën e tyre. Mos u përpiqni të bini në sy duke bërë gjithçka vetë”, këshilloi ai.

Aktori theksoi se as përvoja dhe as guximi nuk mund ta mposhtin fizikën.

“Nuk mund ta mundësh gravitetin. Kur përplasesh me tokën, humbet. Pasojat do të të kthehen një ditë. Njerëzit më pyesin nëse jam krenar, por unë them: Jo, isha budalla që e shkatërrova trupin tim. Për çka të jem krenar?”, u shpreh ai.

Stallone ka treguar edhe për një incident të rrezikshëm gjatë xhirimeve të filmit “Rocky IV”, në vitin 1985. Sipas rrëfimit të tij, aktori Dolph Lundgren e goditi aq fort në kraharor, sa zemra e tij për pak sa nuk u ndal.

Stallone kishte kërkuar që Lundgren ta godiste sa më fort, duke mos e kuptuar sa serioze mund të ishin pasojat.

“Më goditi aq fort, sa për pak sa nuk ma ndali zemrën”, ka treguar ai.

Pas incidentit, Stallone u dërgua me urgjencë në spital dhe qëndroi katër ditë në kujdes intensiv.