KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
SHOWBIZ

Реј ја освои наградата „Меркјури“ за 2026 година

Реј

Реј

Фото: Асошиетед прес

  • Превод: Вита Абраши-Кајтази

    Вита Абраши-Кајтази
  • 23 октомври 2026 10:55 часот

  • Споделете на:

Këngëtarja britanike Raye ka fituar çmimin prestigjioz “Mercury Prize” 2026 me albumin e saj të dytë, “This Music May Contain Hope”, një vepër muzikore që ndërthur pop-in me elegancën dhe madhështinë e filmave klasikë të Hollywoodit, ka shkruar БиБиСи.

Ajo triumfoi përballë artistëve të njohur, mes tyre Sir Paul McCartney, Olivia Dean dhe Jade, duke fituar çmimin prej 25 mijë funtesh britanike (rreth 29 mijë euro). Ceremonia u zhvillua në Utilita Arena në Newcastle.

“Nuk mund t’ju shpjegoj sa mirënjohëse jam që po e mbaj këtë çmim. Po dridhem, kam ende lodhjen e udhëtimit, jam e rraskapitur. Gjithçka më duket e paqartë”, ka thënë Raye teksa mbante trofeun në duar. 

Ky është albumi i parë pop që fiton “Mercury Prize” që nga viti 1994, kur çmimi iu dha albumit “Elegant Slumming” të grupit M People. Çmimi vlerëson albumin më të mirë britanik ose irlandez të 12 muajve të fundit.

Në një intervistë për BBC-në pas ceremonisë, Raye ka thënë se kishte dhënë gjithçka nga vetja për realizimin e albumit, ku përfshihet edhe hiti ndërkombëtar “Where Is My Husband?”.

“E krijova këtë album pa u përqendruar te suksesi komercial dhe pa u përpjekur të bëja diçka sipas një formule të gatshme”, u shpreh këngëtarja 28-vjeçare.

Ajo ka theksuar se disa prej këngëve zgjasin deri në shtatë minuta, duke i përshkruar si krijime ambicioze, të pasura dhe që nuk kufizohen nga rregullat tradicionale të muzikës pop.

Albumi përmban 17 këngë dhe zgjat gjithsej 73 minuta. 

Në realizimin e tij kanë kontribuar edhe gjyshërit e këngëtares, legjenda e muzikës soul Al Green, katër orkestra të ndryshme dhe më shumë se 100 muzikantë.

I publikuar në mars, albumi arriti menjëherë në vendin e parë në toplistat britanike dhe mori vlerësime të shkëlqyera nga kritikët. Revista Rolling Stone vlerësoi ndërthurjen e muzikës spektakolare të shfaqjeve klasike me elementet e orkestrave big-band, ndërsa NME lavdëroi zërin e Raye dhe aftësitë e saj si autore këngësh.

Në vlerësimin e BBC-së, albumi u përshkrua si një vepër eklektike, teatrale dhe dramatike, në të cilën këngëtarja shpreh plotësisht potencialin e saj artistik.

I themeluar në vitin 1992, “Mercury Prize” synon të vlerësojë albumet që sjellin risi dhe ndikojnë në zhvillimin e muzikës, ndryshe nga çmimet që përqendrohen kryesisht te suksesi komercial dhe popullariteti.

Ndryshe nga një besim i përhapur, çmimi nuk u dedikohet vetëm albumeve debutuese. Nga 35 fituesit e mëparshëm, 20 kanë qenë albume të para, përfshirë vepra të yjeve si Arctic Monkeys, Suede dhe Franz Ferdinand.

Këtë vit, në listën e ngushtë të nominimeve ishin vetëm dy albume debutuese: “Blizzard” e Dove Ellis dhe “That’s Showbiz, Baby” e Jade.

Këngëtarja Olivia Dean ishte konsideruar favoritja kryesore nga kompanitë e basteve për albumin e saj të dytë, “The Art of Loving”. Albumi me këngë romantike dhe tinguj soul kishte fituar tashmë çmimin e albumit të vitit në ceremonitë e ndarjes së çmimeve “Brit Awards” dhe “Mobos”, ndërsa këngëtarja pritej të ishte kandidate për një nominim në “Grammy”.

Mes të nominuarve të tjerë ishin reperi Kojey Radical, grupi i xhazit Knats nga Newcastle dhe Jade, ish-anëtarja e Little Mix, e cila u bë fituesja e parë e “The X Factor” që merr një nominim për “Mercury Prize”.

Në listë përfshihej edhe albumi bamirës “Help (2)”, i realizuar në mbështetje të organizatës “War Child”, me këngë të reja dhe versione të ripërpunuara nga artistë si Olivia Rodrigo, Damon Albarn, Depeche Mode dhe The Last Dinner Party.

Vitin e kaluar, çmimin e fitoi këngëtari dhe kantautori Sam Fender nga Newcastle, i cili dhuroi 25 mijë funtet (rreth 29 mijë euro) e çmimit për të mbështetur sallat e vogla të muzikës live dhe artistët e rinj në Britani.