KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
SHOWBIZ

Оливија Родриго ги собира познатите жени на фестивалот „Дејзи Чејн Филдс“

Olivia Rodrigo, Chappell Roan, Doechii dhe Stevie Nicks

Olivia Rodrigo, Chappell Roan, Doechii dhe Stevie Nicks

Фото: Асошиетед прес

Artistja Olivia Rodrigo po sjell një festival të veçantë muzikor, tërësisht të fokusuar te artistet gra dhe kauzat sociale. “Daisy Chain Fields” do të mbahet më 29 gusht në Irvine të Kalifornisë dhe do të mbledhë emra si Chappell Roan, Doechii, Mitski, The Breeders, Bikini Kill, Garbage, Karen O, Sarah McLachlan dhe Stevie Nicks, ka shkruar Чувар.

Ndryshe nga festivalet tradicionale, këtu nuk do të ketë konkurrencë mes artisteve. Performancat nuk do të përkojnë dhe të gjitha emrat në poster janë paraqitur me të njëjtin format, pavarësisht famës së tyre.

Këngëtarja e Garbage, Shirley Manson, tregon se Rodrigo i kontaktoi personalisht artistet për t’i ftuar në festival.

“Ishte shumë e pazakontë që një agjent të mos merrej me këtë. Olivia nuk pretendon se po shpik diçka të re, ajo e di se është vetëm një pjesë e një historie shumë më të madhe”, ka thënë ajo.

Muzikë në mbështetje të të drejtave të grave

Festivali synon të jetë më shumë se një ngjarje muzikore. 100 për qind e të ardhurave neto do t’u shpërndahen organizatave që mbështesin të drejtat riprodhuese, mes tyre “Planned Parenthood” dhe “Center for Reproductive Rights”.

Artistja e re Eli, e cila do të performojë për herë të parë në një festival, thotë se u emocionua kur Rodrigo e kontaktoi personalisht.

“Mund të më kishte kërkuar të punoja falas në festival dhe unë do të kisha ardhur. Plotësisht e mahnitur nga zemra e kësaj nisme dhe e frymëzuar nga qëllimi për të mbrojtur të drejtat e grave dhe paqen në planetin tonë”, ka thënë ajo.

Festivali synon gjithashtu të krijojë një hapësirë ku gratë në muzikë të mos trajtohen si rivale, por si pjesë e një komuniteti.

Shirley Manson: Jemi në një pikë kritike

Manson ka kujtuar se në vitet ’90 kishte refuzuar një ftesë për të performuar në “Lilith Fair”, festivalin legjendar të artistes Sarah McLachlan që promovonte gratë në muzikë.

Sot, ajo ka thënë se e sheh situatën ndryshe.

“Mund të kem qenë naive, por atëherë më dukej se kishte më shumë përparim për gratë. Dhe ja ku jemi në vitin 2026, ndërsa të drejtat e grave po kufizohen në mbarë botën. Jemi në një pikë kritike”, ka thënë ajo.

Chappell Roan: Shfaqjet duhet të jenë hapësira të sigurta

Chappell Roan, e cila do të performojë para Rodrigos, ka thënë se ndihet e nderuar nga ftesa dhe se koncertet kanë një rol të rëndësishëm për komunitetin.

“Të jesh në gjendje të shkosh në një koncert sot është një privilegj. Më shumë se kurrë, këto shfaqje duhet të jenë hapësira të sigurta dhe gjithëpërfshirëse, ku njerëzit mund të shkëputen për disa orë, të argëtohen, të jenë bashkë dhe të ndiejnë gëzim”, ka thënë ajo.

Ndërsa për Rodrigon, ky festival është edhe një mënyrë për të përdorur ndikimin e saj për kauza që shkojnë përtej muzikës.