KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
SHOWBIZ

Гордон-Левит: Треба да бидеме загрижени за луѓето што развиваат вештачка интелигенција

Џозеф Гордон-Левит

Џозеф Гордон-Левит

Фото: Асошиетед прес

  • Превод: Вита Абраши-Кајтази

    Вита Абраши-Кајтази
  • 12 октомври 2026 11:35 часот

  • Споделете на:

Aktori amerikan Joseph Gordon-Levitt ka paralajmëruar se rreziqet e inteligjencës artificiale (AI) janë më të ndërlikuara sesa paraqiten zakonisht dhe se vëmendja duhet të përqendrohet te kompanitë që e zhvillojnë këtë teknologji.

I pyetur nga gazeta The New York Times se cila ishte frika e tij më e madhe lidhur me inteligjencën artificiale, 45-vjeçari ka thënë se shqetësimet nuk duhen reduktuar në një fjali të vetme.

“T’i përmbledhësh këto shqetësime në një fjali të vetme, si një frikë e madhe, është pikërisht një nga problemet”, u shpreh ai.

Gordon-Levitt ka pranuar se ekziston shqetësimi se AI mund të përbëjë rrezik për njerëzimin, por ka theksuar se vëmendja duhet t’u kushtohet edhe pasojave më pak të dukshme, si përqendrimi i pushtetit ekonomik dhe ndikimi emocional mbi njerëzit.

“Këto kompani po vënë bast se do të marrin nën kontroll të gjithë ekonominë. Kjo do të ishte totalitarizëm dhe do të ishte diçka shumë e keqe”, ka paralajmëruar aktori.

Ai ngriti shqetësime edhe për modelet e inteligjencës artificiale që krijohen për të fituar besimin dhe afërsinë emocionale të përdoruesve.

“Nuk duhet të kemi frikë nga inteligjenca artificiale. Duhet të shqetësohemi për njerëzit që e ndërtojnë atë”, ka theksuar ai.