---
description: Ylli i komedisë romantike, 56-vjeçarja Jennifer Lopez që në filmin &quot;Office Romance&quot; të regjisorit Ol Parker, luan përkrah Brett Goldstein, ka zbuluar se si u pë
title: J.Lo ka treguar si u përgatit për skenën e saj me bikini në filmin &quot;Office Romance&quot;
image: https://resources.koha.net/images/2026/June/03/70fa5942-8e0c-46f7-a050-361daee237df.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Showbiz

# J.Lo ka treguar si u përgatit për skenën e saj me bikini në filmin "Office Romance"

![J.Lo](https://resources.koha.net/images/2026/June/03/70fa5942-8e0c-46f7-a050-361daee237df.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 3 qershor 2026 23:30
- Shpërndaje në:

- 3 qershor 2026 23:30
- Shpërndaje në:

Ylli i komedisë romantike, 56-vjeçarja Jennifer Lopez, që në filmin "Office Romance", të regjisorit Ol Parker, luan përkrah Brett Goldstein, ka zbuluar se si u përgatit për skenën e saj me bikini.

Duke folur për emisionin Extra, Jennifer shpjegoi:

"E di që do të jesh në ekran. Duhet të jesh e përgatitur, duke shkuar në palestër dhe duke u ushqyer siç duhet. Gjithçka ka të bëjë me ushqimin e shëndetshëm, zgjedhjen e gjërave të duhura për të ngrënë, stërvitjen dhe të qenit e vazhdueshme. Këto gjëra i them vazhdimisht.”

Edhe Brett Goldstein, aktori 45 vjeç, ka pranuar se ndjeu presion gjatë asaj skene të filmit.

I pyetur nëse ndihej nën presion, Brett – i njohur më së shumti për rolin e Roy Kent në serialin e suksesshëm Ted Lasso, tha:

"Sigurisht që po! Po xhiroja një skenë me këtë këtu".

Ndërkohë, Jennifer u gëzua shumë kur pa që kënga e saj e vitit 2011, On the Floor, si edhe një rikrijim i fustanit të saj ikonik jeshil të ceremonisë Grammy, u shfaqën së fundmi në serialin Off Campus.

[Edhe ![Raportohet se Lopez e Goldstein janë “më shumë se kolegë”, detaje për raportin mes tyre](https://resources.koha.net/images/2026/October/20/887ead77-fd9e-4bf0-a2c2-48a690165280.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 1 o. më parë Raportohet se Lopez e Goldstein janë “më shumë se kolegë”, detaje për raportin mes tyre](https://www.koha.net/showbiz/jennifer-lopez-dhe-brett-goldstein-raportohet-se-po-shoqerohen-ne-menyre-jozyrtare)

Aktorja Mika Abdalla veshi atë fustan dhe vallëzoi me këngën në serialin romantik-dramatik, dhe Jennifer u shpreh e lumtur që fansat më të rinj po rizbulojnë muzikën e saj më të vjetër.

Këngëtarja e hitit Jenny from the Block tha:

"U mahnita vërtet. Ishte fantastike. Para së gjithash, po e shijoja serialin, por pastaj pashë çfarë ndodhi me këngën pas kësaj dhe sa virale u bë. Më pas u takuam dhe bëmë një TikTok së bashku, gjë që ishte shumë argëtuese".

Ajo tha se është e çuditshme që një këngë e krijuar 15 vjet më parë mund të rikthehet në klasifikime. 

"Është e pabesueshme.

Kjo gjithashtu tregon shumë për industrinë e muzikës. Këngët që ke krijuar dhe i do shumë mund t’i prezantohen papritur një brezi krejtësisht të ri në një mënyrë tjetër. Është fantastike. Më pëlqeu shumë dhe mendova se mënyra si e realizuan ishte shumë e zgjuar. Më pëlqen shumë seriali."

Me regji nga Ol Parker dhe skenar të bashkëshkruar nga Brett Goldstein dhe Joe Kelly, “Office Romance” ndjek kryepersonazhin, Jackie, një shefe ekzekutive e fuqishme që fillon një romancë me avokatin e ri të linjës së saj ajrore, Daniel. Kur vendosin t'i anashkalojnë rregullat e kompanisë dhe të ndjekin zemrat e tyre, lidhja e fshehtë mes çiftit i vë të dy në rrezik të shkatërrimit të karrierës.

[Edhe ![“Office Romance”, një histori dashurie moderne](https://resources.koha.net/images/2026/May/29/3834e894-a6a2-421a-8a3b-c7858b9d124d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 29 maj 2026 “Office Romance”, një histori dashurie moderne](https://www.koha.net/showbiz/office-romance-nje-histori-dashurie-moderne)

Në film, Lopez dhe Goldstein luajnë përkrah emrave të shquar si, Betty Gilpin, Amy Sedaris, Jodie Whittaker, Mary Wiseman, Tony Hale, Bradley Whitford dhe Edward James Olmos.

“Office Romance” nis së shfaquri në Netflix më 5 qershor.

[#jennifer lopez](https://www.koha.net/tag/jennifer-lopez) [#office romance](https://www.koha.net/tag/office-romance) [#Ol Parker](https://www.koha.net/tag/ol-parker) [#Brett Goldstein](https://www.koha.net/tag/brett-goldstein) [#komedi romantike](https://www.koha.net/tag/komedi-romantike)

Artikuj të ngjashëm

- [![Jennifer Lopez u kthehet filmave romantikë me “Office Romance”](https://resources.koha.net/images/2026/May/09/837247ba-fe10-4596-8856-277819f45f03.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 9 maj 2026 Jennifer Lopez u kthehet filmave romantikë me “Office Romance”](https://www.koha.net/showbiz/jennifer-lopez-u-kthehet-filmave-romantike-me-office-romance)
- [![Ben Affleck e vlerëson ish-bashkëshorten Jennifer Lopez](https://resources.koha.net/images/2025/October/13/497f7297-cf12-46cd-9a1f-b21aa3f67ad6.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 15 tet 2026 Ben Affleck e vlerëson ish-bashkëshorten Jennifer Lopez](https://www.koha.net/showbiz/ben-affleck-vlereson-ish-bashkeshorten-jennifer-lopez)
- [![Scarlett Johansson: Standardet e bukurisë në Hollywood kanë qenë të paarritshme](https://resources.koha.net/images/2026/August/06/7c6ceac8-caa5-4798-80e0-547edcf40d3a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 6 gus 2026 Scarlett Johansson: Standardet e bukurisë në Hollywood kanë qenë të paarritshme](https://www.koha.net/showbiz/scarlett-johansson-standardet-e-bukurise-ne-hollywood-kane-qene-te-paarritshme)

[Arbëri.]() [Komuna e Gjakovës me padi kërkon nga MASH-i t’ia kompensojë milionat për kontratat kolektive](https://www.koha.net/arberi/komuna-e-gjakoves-me-padi-kerkon-nga-mash-i-tia-kompensoje-milionat-per-kontratat-kolektive)

[Kronikë.]() [Hajnat vjedhin projektor dhe kompjuter në një shkollë në Lipjan](https://www.koha.net/kronike/hajnat-marrin-projektor-dhe-kompjuter-ne-nje-shkolle-ne-lipjan)

[Kronikë.]() [Zhduket një person në Suharekë](https://www.koha.net/kronike/zhduket-nje-person-ne-suhareke-1)

[Arbëri.]() [Studentët rrëzojnë “karriget e dialogut” që i vendosi Rama](https://www.koha.net/arberi/studentet-permbysin-karriget-e-dialogut-qe-i-vendosi-rama)

[Futboll.]() [Ahmeti i Prishtinës, më i miri i xhiros](https://www.koha.net/futboll/ahmeti-i-prishtines-me-i-miri-i-xhiros)

[Kronikë.]() [Shtetasi turk nën ndikim të alkoolit dyshohet se sulmoi dy policë në Prishtinë](https://www.koha.net/kronike/shtetasi-turk-nen-ndikim-te-alkoolit-dyshohet-se-sulmoi-dy-police-ne-prishtine)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"J.Lo ka treguar si u përgatit për skenën e saj me bikini në filmin \"Office Romance\"","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/showbiz/jlo-ka-treguar-si-u-pergatit-per-skenen-e-saj-me-bikini-ne-filmin-office-romance","datePublished":"2026-06-03T23:30:00+02:00","dateModified":"2026-07-11T09:10:04+02:00","articleSection":"Showbiz","wordCount":488,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Ylli i komedisë romantike, 56-vjeçarja Jennifer Lopez që në filmin \"Office Romance\" të regjisorit Ol Parker, luan përkrah Brett Goldstein, ka zbuluar se si u pë","url":"https://www.koha.net/showbiz/jlo-ka-treguar-si-u-pergatit-per-skenen-e-saj-me-bikini-ne-filmin-office-romance","keywords":"jennifer lopez, office romance, Ol Parker, Brett Goldstein, komedi romantike","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/June/03/70fa5942-8e0c-46f7-a050-361daee237df.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
