KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
SHOWBIZ

Џими Кимел му возвраќа на Трамп откако го нарече „губитник“

Џими Kimmel

Џими Kimmel

Фото: Асошиетед прес

  • Превод: Вита Абраши-Кајтази

    Вита Абраши-Кајтази
  • 14 октомври 2026 12:00 часот

  • Споделете на:

Prezantuesi amerikan, Jimmy Kimmel i është përgjigjur presidentit amerikan, Donald Trump, pasi ky i fundit e quajti “humbës” gjatë një tubimi në Clarksville, Tennessee, ka shkruar САД денес.

Në emisionin e tij më 12 tetor, Kimmel ironizoi Trumpin për reagimin e tij ndaj komenteve mbi pjesëmarrjen e ulët në tubimet presidenciale.

“Nga të gjitha gjërat që thashë për të javën e kaluar, nga të gjitha fjalët e pamatura dhe veprimet e paligjshme që përmenda, pikërisht kjo e shqetëson? Fakti që vërejta se në tubimet e tij kishte vende bosh?”, ka deklaruar Kimmel.

Ai vazhdoi me ironi duke thënë se në tubim kishte shumë vende bosh.

Trumpi ka kundërshtuar vazhdimisht raportimet për pjesëmarrjen e ulët në aktivitetet e tij. Në një postim më 5 tetor, ai pretendoi se tubimet e tij janë gjithmonë plot dhe se pjesëmarrësit nga tribunat e sipërme lëvizin drejt pjesës kryesore të sallës.

“Unë nuk kam kurrë vende bosh. Kurrë nuk kam pasur dhe kurrë nuk do të kem!”, ka shkruar Trump.

Kimmel e talli këtë shpjegim, duke pyetur: “A nuk është interesante që kjo nuk ndodh kurrë në ndeshjet e Lakers? Njerëzit thjesht nuk zhvendosen drejt vendeve të para”.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë iu kundërpërgjigj komedianit përmes zëdhënësit Davis Ingle, i cili e quajti atë një “humbës pa talent” dhe pretendoi se audienca e tij po zvogëlohet.

Në të njëjtin emision, Kimmel ironizoi edhe emërimin e Katie Zacharias si zëdhënëse e ardhshme e Shtëpisë së Bardhë, duke bërë shaka me profilin e saj konservator.

 “Katie i plotëson disa kritere për këtë detyrë: ka flokë bionde dhe di të bëjë shenjën e miratimit me gishtin e madh. Kaq është lista. Çfarë tjetër ju duhet?”, ka thënë ai.

Kimmel ka folur gjithashtu për faktin se Trump nuk e fitoi Çmimin Nobel për Paqe, duke ironizuar reagimin e tij.

“Presidenti e priti shumë mirë këtë lajm. Ai thjesht publikoi një shkrim prej 600 fjalësh, duke sulmuar të tjerët”, ka thënë ai.