---
description: Të mërkurën, në gjykimin e reperit, Sean Diddy Combs për trafikim seksual, u sigurua një grup i përzgjedhur prej 45 kandidatësh të mundshëm për jurinë, duke shë
title: Përzgjidhen 45 kandidatë për juri në gjyqin ndaj Combsit
image: https://resources.koha.net/images/2025/March/19/ba543b3f-af28-4d54-89ec-6ae7a1c0839a.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Showbiz

# Përzgjidhen 45 kandidatë për juri në gjyqin ndaj Combsit

![P.Diddy](https://resources.koha.net/images/2025/March/19/ba543b3f-af28-4d54-89ec-6ae7a1c0839a.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

P.Diddy

Foto: Associated Press

- Përktheu: Vita Abrashi-Kajtazi [![Vita Abrashi-Kajtazi](https://resources.koha.net/authors/2025/January/22/4af60a3a-132e-4cca-a480-6e3989136f75.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/vita-abrashi-kajtazi/articles)
- 8 maj 2025 11:10
- Shpërndaje në:

- Përktheu: Vita Abrashi-Kajtazi ![Vita Abrashi-Kajtazi](https://resources.koha.net/authors/2025/January/22/4af60a3a-132e-4cca-a480-6e3989136f75.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)
- 8 maj 2025 11:10
- Shpërndaje në:

Të mërkurën, në procesin e gjykimit të reperit, Sean Diddy Combs për trafikim seksual, u sigurua një grup i përzgjedhur prej 45 kandidatësh të mundshëm për jurinë, duke shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e përzgjedhjes së jurisë, ka raportuar [CNN.](https://edition.cnn.com/2025/05/07/entertainment/sean-combs-trial-prospective-jurors-secured)

Përzgjedhja përfundimtare e jurisë do të zhvillohet të premten, kur gjykimi rifillon në orën 9 të mëngjesit me kohën lokale të SHBA-së. Avokatët e të dyja palëve do të kenë mundësi të përdorin të ashtuquajturat “goditje përjashtuese” për të larguar anëtarë të padëshiruar nga grupi.

Prokuroria ka të drejtë për përjashtim të 6 personave, ndërsa ekipi mbrojtës i Combs për 10. Juria duhet të përbëhet nga 12 anëtarë. Të dyja palët gjithashtu kanë të drejtë për përjashtim të 3 anëtarëve zëvendësues të jurisë.

Combs ishte sërish i pranishëm në sallën e gjyqit të mërkurën, së bashku me avokatët e tij.

Seanca të enjten nuk do të zhvillohet, pasi palët ranë dakord që do të ishte më efikase të pritet deri të premten për përzgjedhjen e panelit. Disa prej kandidatëve të kualifikuar mund të tërhiqen për shkak të angazhimit që kërkon procesi, i cili pritet të zgjasë disa javë, sipas raportimeve të mëparshme të CNN.

Shumica e anëtareve të mundshëm të jurisë kanë deklaruar se kishin parë pamje nga mediat ose videon e kamerave mbikëqyrjes në hotel, ku shihet Combs duke e tërhequr dhe goditur ish-të dashurën e tij, këngëtaren, Cassie Ventura.

[Edhe ![Avokatët e P. Diddyt kërkojnë lirimin e menjëhershëm të tij](https://resources.koha.net/images/2024/December/02/1ccee10a-8de2-4529-88cd-0a518526d934.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 24 dhj 2025 Avokatët e P. Diddyt kërkojnë lirimin e menjëhershëm të tij](https://www.koha.net/showbiz/avokatet-e-pdiddyt-kerkojne-lirimin-e-menjehershem-te-tij)

Pasi juria të përzgjidhet të premten, ajo do të betohet zyrtarisht të hënën, para se të nisin deklaratat hyrëse.

Prokuroria ka njoftuar se do të thërrasë dy dëshmitarë të hënën, ndërsa dëshmitari i tretë pritet të zërë pjesën më të madhe të javës.

[#P.Diddy](https://www.koha.net/tag/pdiddy) [#padite kunder p.diddyt](https://www.koha.net/tag/padite-kunder-pdiddyt) [#allegations against p.diddy](https://www.koha.net/tag/allegations-against-pdiddy) [#downfall of P.Diddy](https://www.koha.net/tag/downfall-of-pdiddy) [#celebrities involved in P.Diddy case](https://www.koha.net/tag/celebrities-involved-in-pdiddy-case) [#gjyqi ndaj p.diddyt](https://www.koha.net/tag/gjyqi-ndaj-pdiddyt) [#p.diddy trial](https://www.koha.net/tag/pdiddy-trial)

Artikuj të ngjashëm

- [![Diddy nis “betejën” e re me gjyqësorin, apelon dënimin](https://resources.koha.net/images/2025/October/21/f5541d63-aea4-4c80-bb9c-7b7b4b4c3399.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 21 tet 2025 Diddy nis “betejën” e re me gjyqësorin, apelon dënimin](https://www.koha.net/showbiz/avokatet-e-pdiddyt-do-ta-apelojne-vendimin-e-gjykates-per-denim-dhe-burgim)
- [![Avokatët e P.Diddyt do të apelojnë vendimin për dënim](https://resources.koha.net/images/2025/October/06/80e87a5a-212b-4ad8-a937-e64b0fbac6cb.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 6 tet 2025 Avokatët e P.Diddyt do të apelojnë vendimin për dënim](https://www.koha.net/showbiz/avokatet-e-pdiddyt-do-te-apelojne-denimin-ndersa-reperi-perballet-me-vite-te-tjera-ne-burg)
- [![P.Diddy kërkon anulimin e dënimit e gjykim të ri](https://resources.koha.net/images/2025/August/01/8670165a-6749-4a50-9e9f-4756abe6d5fc.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 26 sht 2025 P.Diddy kërkon anulimin e dënimit e gjykim të ri](https://www.koha.net/showbiz/pdiddy-kerkon-anulimin-e-denimit-e-gjykim-te-ri)
- [![Juria nuk arrin vendim unanim për të gjitha akuzat ndaj Diddyt, vazhdon diskutimin](https://resources.koha.net/images/2025/July/01/10db89f6-45bd-49d3-9893-44f58483dbf9.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 1 kor 2025 Juria nuk arrin vendim unanim për të gjitha akuzat ndaj Diddyt, vazhdon diskutimin](https://www.koha.net/showbiz/juria-nuk-arrin-vendim-unanim-per-te-gjitha-akuzat-ndaj-diddyt-vazhdon-diskutimin)

[Arbëri.]() [Konjufca: Për çfarë të ardhme evropiane flet Gjuriqi kur del në foto me kriminelin Radoiçiq](https://www.koha.net/arberi/konjufca-per-cfare-te-ardhme-evorpiane-flet-gjuriqi-kur-del-ne-foto-me-kriminelin-radoiciq)

[Botë.]() [Zelensky thotë se sistemi i paralajmërimit të hershëm për sulmet ruse është rikthyer](https://www.koha.net/bote/zelensky-thote-se-sistemi-i-paralajmerimit-te-hershem-per-sulmet-ruse-eshte-rikthyer)

[Arbëri.]() [Hasimja: Rama s’mund të japë dorëheqje, ka frikë nga përballja me drejtësinë](https://www.koha.net/arberi/hasimja-rama-smund-te-jape-doreheqje-ka-frike-nga-perballja-me-drejtesine)

[Arbëri.]() [Ndalohet një person për nxjerrje të kundërligjshme të dokumenteve zyrtare në Leposaviq](https://www.koha.net/arberi/ndalohet-nje-person-per-nxjerrje-te-kunderligjshme-te-dokumenteve-zyrtare-ne-leposaviq)

[Arbëri.]() [BE: Kallasi e gatshme të organizojë takim të nivelit të lartë Kosovë – Serbi, por duhet vullnet nga palët](https://www.koha.net/arberi/be-kallasi-e-gatshme-te-organizoje-takim-te-nivelit-te-larte-kosove-serbi-por-duhet-vullnet-nga-palet)

[Arbëri.]() [Franca kërkon përgjegjësi për Banjskën, kritikon ndryshimet në Ligjin për Specialen](https://www.koha.net/arberi/franca-kerkon-pergjegjesi-per-banjsken-kritikon-ndryshimet-ne-ligjin-per-specialen)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Përzgjidhen 45 kandidatë për juri në gjyqin ndaj Combsit","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/showbiz/formohet-grupi-fillestar-i-jurise-ne-gjyqin-per-trafikim-seksual-ndaj-sean-diddy-combs","datePublished":"2025-05-08T11:10:00+02:00","dateModified":"2026-07-11T14:25:06+02:00","articleSection":"Showbiz","wordCount":344,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Të mërkurën, në gjykimin e reperit, Sean Diddy Combs për trafikim seksual, u sigurua një grup i përzgjedhur prej 45 kandidatësh të mundshëm për jurinë, duke shë","url":"https://www.koha.net/showbiz/formohet-grupi-fillestar-i-jurise-ne-gjyqin-per-trafikim-seksual-ndaj-sean-diddy-combs","keywords":"P.Diddy, padite kunder p.diddyt, allegations against p.diddy, downfall of P.Diddy, celebrities involved in P.Diddy case, gjyqi ndaj p.diddyt, p.diddy trial","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/March/19/ba543b3f-af28-4d54-89ec-6ae7a1c0839a.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
