KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
SHOWBIZ

Дуа Липа по бракот: Сакам да откријам како изгледа љубовта кога повеќе не ја бараш

Фотографија на Дуа Липа од Вог Италија

Фотографија на Дуа Липа од Вог Италија

Dy muaj pas martesës me aktorin Callum Turner, shqiptarja me famë botërore, Dua Lipa, ka folur hapur për dashurinë, jetën e saj, lidhjen e veçantë me Italinë dhe mënyrën se si po e sheh të ardhmen.

Во интервју за Вог Италија, këngëtarja 31-vjeçare ka treguar se martesa ishte një moment shumë i veçantë dhe se ajo dhe Callum morën vetëm dy këshilla për ta shijuar sa më shumë ditën e tyre.

“Na dhanë shumë këshilla, por vendosëm të ndiqnim vetëm dy: ta jetonim atë ditë sikur të ishim edhe ne të ftuar, pra me më pak ankth dhe më shumë argëtim, dhe të kërkonim vazhdimisht njëri-tjetrin mes njerëzve, pa e humbur kurrë njëri-tjetrin nga sytë”, ka thënë ajo.

Festimet u zhvilluan në Palermo, pas ceremonisë civile në Londër. Lipa ka një lidhje të veçantë me Italinë dhe thotë se aty ndihet e qetë dhe mirë me veten.

Liap ka folur edhe për mënyrën se si ka ndryshuar këndvështrimi i saj për dashurinë. Në të kaluarën, këngët e saj shpesh flisnin për kërkimin e dashurisë apo për zemërthyerjen. Tani, pas martesës, ajo dëshiron të eksplorojë një tjetër anë të dashurisë.

исто така Калум Тарнер се расплака за време на свадбата со Дуа Липа SHOWBIZ Калум Тарнер се расплака за време на свадбата со Дуа Липа

“Kur isha më e re, gjeja më shumë frymëzim te kërkimi dhe dëshira për dashurinë e vërtetë. Tani dua të zbuloj çfarë ndodh kur e gjen vërtet dashurinë. Më interesojnë kompleksitetet e një marrëdhënieje, anët e saj më të heshtura dhe gjërat e vogla”, ka thënë ajo.

Për të, prania e Turnerit është bërë sinonim i ndjenjës së shtëpisë.

“Ndihem në shtëpi kudo që është Callum”, ka thënë ajo.

Manifestimi duket se i funksionoi

Lipa ka folur shpesh për manifestimin, pra për fuqinë e të menduarit pozitivisht dhe të besuarit te gjërat që dëshiron të arrish.

Në këngën “Training Season”, ajo shprehte dëshirën për të gjetur dashurinë e vërtetë. Kënga u publikua në fillim të vitit 2024, ndërsa pak muaj më vonë Lipa konfirmoi lidhjen me Turnerin. Dy vjet më pas, ata u martuan.

“Duhet të kem kujdes me atë që dëshiroj, sepse pothuajse gjithmonë më realizohet”, ka thënë ajo.

Pavarësisht karrierës së saj të jashtëzakonshme, Lipa ka thënë se sot nuk e mat më suksesin vetëm me arritjet profesionale.

“Dua një jetë të mbushur plot, por jo të zënë”, ka thënë ajo.

Për të, suksesi i vërtetë lidhet me jetën që ndërton përtej karrierës.

“Suksesi i vërtetë ka të bëjë me jetën që ndërtojmë rreth suksesit”, ka thënë ylli.

Ajo ka thënë se ka mësuar të gjejë ekuilibrin mes punës, familjes dhe hobive, ndërsa e ndihmon shumë edhe rutina që ka krijuar gjatë udhëtimeve të shumta.

исто така Дуа Липа и Калум Тарнер уживаат во медениот месец SHOWBIZ Дуа Липа и Калум Тарнер уживаат во медениот месец

Leximi është pjesë e pandashme e jetës së saj

Mes koncerteve, udhëtimeve dhe angazhimeve, Lipa ka treguar se gjen gjithmonë kohë për të lexuar. Ajo ka thënë se preferon të marrë një libër në dorë sesa telefonin, madje lexon edhe gjatë udhëtimeve me makinë.

Dashuria për librat e shtyu të krijojë “Service95”, një platformë që trajton kulturën, stilin, udhëtimet, ushqimin dhe çështjet sociale. Ajo ka edhe një klub leximi ku diskuton me autorë të njohur.

Lipa gjithashtu i kushton rëndësi aktivizmit dhe beson se shoqëria duhet të krijojë më shumë komunitet dhe solidaritet.

Nga Kosova në Londër

Artistja ka folur edhe për origjinën e saj. Prindërit e saj, Anesa dhe Dukagjin Lipa, u larguan nga Kosova për në Londër në vitin 1992 për shkak të luftës. Më vonë familja u kthye në Prishtinë.

Por dëshira e Lipas për t’u bërë këngëtare e çoi përsëri në Londër kur ishte vetëm 15 vjeçe.

“Në Kosovë isha shumë mirë, por ndihesha se Londra, qyteti ku linda, mund të më jepte më shumë mundësi”, ka thënë ajo.

Prindërit e mbështetën dhe i besuan asaj. Sot, Dua Lipa është një nga artistet më të njohura në botë.

Një tjetër kapitull për Dua Lipën

Lipa ka thënë se tash është më pak perfeksioniste dhe më e gatshme ta pranojë jetën me të gjitha ndryshimet e saj.

“Me kalimin e kohës kam mësuar ta fal veten dhe të jem më e butë me veten. E dua paparashikueshmërinë e jetës dhe duhet ta pranoj se tani argëtohem shumë më tepër”, ka thënë ajo.

исто така Базен, кино и музичко студио – откриени детали за луксузната резиденција на Дуа Липа SHOWBIZ Базен, кино и музичко студио – откриени детали за луксузната резиденција на Дуа Липа

Për të, disa vlera mbeten të pandryshuara: mirësia, kurioziteti, guximi dhe dëshira për të mësuar gjithmonë.

Dhe, sipas Voguye Italia, ndoshta kjo është mënyra më e mirë për ta përmbledhur kapitullin e ri të jetës së saj: “Training Season” ka përfunduar. Tash Lipa dëshiron të zbulojë se si duket dashuria kur nuk je më duke e kërkuar, por e ke gjetur.