KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
SHOWBIZ

Селин Дион зборува за своето здравје пред да се врати на сцената

Селин Дион

Селин Дион

Фото: Асошиетед прес

Këngëtarja e njohur Celine Dion, 58 vjeç, ka folur për gjendjen e saj shëndetësore dhe për përgatitjet për rikthimin në skenë në Paris, pasi prej vitesh po përballet me sindromën e muskujve të ngurtësuar (stiff-person syndrome), ka shkruar ABC News.

Dion u diagnostikua me këtë sëmundje të rrallë neurologjike në vitin 2022. Ajo tregon se kishte përjetuar simptoma për rreth 17 vjet para se të merrte diagnozën zyrtare.

Sëmundja mund të shkaktojë ngurtësi të muskujve, spazma, vështirësi në lëvizje dhe probleme me ecjen. Aktualisht nuk ka shërim përfundimtar, por trajtimet mund të ndihmojnë në kontrollimin e simptomave.

Për t’u përgatitur për rikthimin në skenë, Dion po ndjek një program intensiv stërvitjeje dhe rehabilitimi. Ajo bën pilates 90 minuta, tri herë në javë, si dhe ndjek klasa baleti dy herë në javë. Përveç kësaj, trajtimi i saj përfshin ilaçe të reja, fizioterapi, terapi vokale dhe imunoterapi.

Rikthimi i saj në skenë do të nisë më 12 shtator në Paris, ku do të zhvillojë koncerte për një periudhë pesë javore. Ky do të jetë rikthimi i saj i madh në koncerte pas problemeve shëndetësore që e detyruan të anulonte turneun evropian “Courage World Tour”.

исто така Селин Дион се враќа на сцената по четири години SHOWBIZ Селин Дион се враќа на сцената по четири години

Dion ka performuar vetëm një herë gjatë gjashtë vjetëve të fundit, në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit 2024.

“Këtë vit po marr dhuratën më të mirë të ditëlindjes në jetën time. Po marr mundësinë t’ju shoh dhe të performoj për ju”, ka thënë këngëtarja duke folur për rikthimin

Ajo e konsideron rikthimin edhe si një dhuratë për fansat.

“Ka kaluar shumë kohë. Dua t’u ofroj diçka që t’u tregojë se sa shumë më kanë munguar”, ka thënë ajo.

Në vitin 2024, dokumentari “I Am: Celine Dion” ka shfaqur nga afër betejën e saj me sëmundjen dhe ndikimin që ajo pati në trupin dhe zërin e saj.

исто така Селин Дион ги повика обожавателите да го ценат она што го имаат SHOWBIZ Селин Дион ги повика обожавателите да го ценат она што го имаат

Dion ka thënë se tani është e gatshme të rikthehet në publik dhe të jetojë më hapur me realitetin e saj.

“Jam e sinqertë dhe nuk është gjithmonë e bukur. Ndonjëherë ka gjëra të lumtura, ndonjëherë të trishtuara, por kjo quhet jetë”, ka thënë ajo.