KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
SHOWBIZ

Бени Бланко и Ед Ширан ја рекреираа култната сцена од „Титаник“

Бени Бланко

Benny Blanco dhe Ed Sheeran rikrijuan një nga skenat më të famshme të filmit “Titanic”, pasi e kishin parë filmin së bashku, ndërsa ndodheshin në një anije.

Producenti 38-vjeçar, i cili për shkak të frikës nga fluturimi zgjedh të kalojë Atlantikun me anije, ka kujtuar një udhëtim veçanërisht të paharrueshëm me mikun e tij në RMS Queen Mary 2.

Duke treguar se si ai dhe Ed e shikuan “Titanic” në kabinën e tyre, ai tha për revistën Sunday Times: “Në shtrat bashkë. Dhe më pas dolëm në pjesën e përparme të anijes dhe bëmë skenën e ‘Titanic’.”

“Më pas, Benny shtriu krahët, duke imituar personazhet e Jackut (Leonardo DiCaprio) dhe Roseit (Kate Winslet), teksa qëndronin në pjesën e përparme të anijes së dënuar në filmin klasik të vitit 1997. Ishte një kohë shumë argëtuese”, ka thënë ai.

Gjatë verës, Benny udhëtoi me anije drejt Mbretërisë së Bashkuar për të qenë me bashkëshorten e tij, Selena Gomez, në ditëlindjen e saj, ndërsa ajo ndodhej në Londër duke xhiruar “Only Murders in the Building”. Këtë herë, ai e bëri udhëtimin së bashku me prindërit e tij të divorcuar, Sandra dhe Andrew.

 “Ata janë shumë miqësorë”, ka thënë a.

Moderatori i podcastit “Friends Keep Secrets” bëri shaka se ideja për të qëndruar në një anije me prindër të ndarë dukej si një reality show televiziv.

Ai bëri shaka: “Do të dalë së shpejti.”

Ndërkohë, Selena së fundmi pranoi se ishte shumë “stresuese” koha kur Benny po udhëtonte për ta vizituar.

Benny dhe Selena gjithashtu kaluan një pushim të shkurtër në Toskanë të Italisë në atë periudhë dhe themeluesja e Rare Beauty nuk mund të kishte kërkuar një ditëlindje më të mirë.

“Ishte një ditë e mrekullueshme pushimi. Ky ishte pushimi im. Patëm pesë ditë për të qenë bashkë, kështu që Benny dhe unë hëngrëm shumë makarona. E kalova ditëlindjen vetëm me të dhe gjithçka ishte kaq e lehtë. Ai është thjesht shumë i dashur. Më pëlqeu shumë.”

Çifti feston këtë muaj përvjetorin e parë të martesës dhe Selena, 34 vjeçe, nuk mund të ishte më e lumtur.

“Ne jemi ende në fazën e muajit të mjaltit. Është thjesht e mrekullueshme të kesh një partner që të dëgjon sinqerisht dhe të takon pikërisht aty ku je, pavarësisht se çfarë humori apo dite ke. Kam nevojë për të dhe e dua. Ai është një njeri shumë i gëzuar: argëtues, spontan dhe i pëlqen të flasë.”