KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
SHOWBIZ

Бен Афлек: Луѓето се изненадени кога ќе сфатат дека сум навистина паметен

Бен Афлек

Бен Афлек

Фото: Асошиетед прес

Aktori Ben Affleck ka treguar se njerëzit shpesh habiten kur zbulojnë se ai është më i zgjuar nga sa mendojnë.

54-vjeçari, i cili bashkëdrejton kompaninë e produksionit “Artists Equity” me shokun e tij të vjetër, aktorin e njohur, Matt Damon, ka fituar 1 milion dollarë në versionin me konkurrent të famshëm të emisionit “Who Wants to Be a Millionaire?”, në muajin korrik, së bashku me kampionin e “Jeopardy!”, Jamie Ding.

Во интервју за магазинот GQ, Affleck ka thënë se reagimet që mori pas emisionit ishin kryesisht habi.

“Toni në thelb ishte paksa i habitur. Dukej sikur mendonte me vete: ‘Si dreqin ia doli ky ta bëjë këtë?’”, ka thënë aktori.

Paratë e fituara nga emisioni u dhuruan për “Eastern Congo Initiative”, organizatë jofitimprurëse që Affleck e bashkëthemeloi në vitin 2010 për të mbështetur komunitetet lokale në Republikën Demokratike të Kongos.

Affleck ka folur gjithashtu për kompaninë e tij të inteligjencës artificiale, “InterPositive”, e cila është blerë nga Netflix për një shumë të raportuar prej 587 milionë dollarësh.

Ai e lidhi këtë sukses me eksperiencën në “Who Wants to Be a Millionaire?”, duke bërë shaka me idenë se suksesi i tij në film shpesh i atribuohet faktit se ka punuar me njerëz më të zgjuar se ai.

“Ishte interesante, sepse mendoj se ajo që njerëzit supozonin se ishte historia e vërtetë pas shkrimit të ‘Good Will Hunting’ ishte se unë thjesht po përfitoja nga puna e dikujt më të mençur”, ka thënë ai.

Affleck ka theksuar se ndërtimi i kompanisë së AI-së nuk ishte vetëm meritë e tij, por ka thënë se ishte veçanërisht i kënaqur që ajo u ble nga Netflixi.

Sipas tij, Netflix është një kompani që prodhon filma dhe punon drejtpërdrejt me krijuesit, ndaj marrëveshja i dha atij besimin se teknologjia do të zhvillohej brenda një industrie ku artistët dhe producentët kanë një rol të rëndësishëm.

“Është një mënyrë për ta vendosur këtë teknologji brenda një hapësire ku producentët, artistët dhe profesionistët e industrisë e kuptojnë se të gjithë jemi pjesë e së njëjtës botë dhe se njëri nuk mund të mbijetojë pa tjetrin”, ka thënë ai.